Çfarë bëjmë?

Në kuadër të Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Creative Europe”, Ministria e Kulturës ka krijuar strukturën dhe mekanizmat e përshtatshëm në nivel kombëtar dhe adopton të gjitha masat e nevojshme për koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve. Kjo strukturë, Creative Europe Desk – Albania promovon programin “Creative Europe” në nivel kombëtar; ndihmon sektorët kulturorë dhe krijues në lidhje me proçesin e aplikimit dhe gjetjes së partnerëve të nevojshëm; stimulon bashkëpunimin ndërkufitar midis profesionistëve, platformave institucionale dhe rrjeteve në sektorët kulturorë dhe krijues si dhe mbështet Komisionin Evropian për sigurimin e të dhënave për sektorin si dhe për përhapjen e rezultaveve të Programit.

 

  • Ne organizojmë dhe marrim pjesë në evente në Shqipëri dhe jashtë saj

Ne organizojmë seminare dhe seksione informuese në lidhje me çdo thirrje të shpallur nga Nën-Programi Kultura. Marrim pjesë gjithashtu edhe në panaire dhe evente të tjera kulturorë me qëllim njohjen e programit në mbarë vendin dhe thirrjet përkatëse për subjekte të ndryshme. I ftojmë të interesuarit të na kontaktojnë në rastet kur e konsiderojnë të rëndësishme pjesëmarrjen tone me qëllim promovimin e programit.

 

  • Ne vendosim informacion të përditësuar në faqen tonë web

Ju mund të vizitoni faqen zyrtare të “Evropa Krijuese” ku mund të merrni një informacion të përditësuar në lidhje me thirrjet për projekt-propozime të shpallura nga programi si dhe nga programe të tjera kulturore. Mund të gjeni gjithashtu edhe projekte të zhvilluara më pare me qëllim njohjen e punës së bërë nga organizata të tjera kulturore. Ky informacion mund të shërbejë si shembull në projektin që ju kërkoni të zhvilloni ose të jeni partner.

 

  • Ne ju mbajmë të informuar edhe në faqen tonë në Facebook

Në faqen tonë në Facebook (Creative Europe Desk Albania) ju do të gjeni informacion të përditësuar në lidhje me thirrjet për projekt-propozime të bëra nga programi; kërkesa të mundshme për partneritet që vijnë nga partnerët pjesëmarrës nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe informacion në lidhje me thirrje të bëra nga programe të tjera në fushën e artit dhe kulturës.