Data: 16 – 19 Nëntor 2016

Vendndodhja: Zagreb, Kroaci

Në datat 16 – 19 Nëntor 2016, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Zagreb, u mbajt një takim i rëndsishëm më titull “Industria Krijuese në Ballkan dhe Programi Evropa Krijuese”.

Në këtë takim morën pjesë, të gjithë drejtuesit e Media Desks të Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Mali i Zi, Bullgari, Serbi dhe Bosnjë – Hercegovinë, drejtuesit e Qendrave Kombëtare të Kinematografisë së këtyre vendeve, përfaqësues të lartë të Programit Media në Komisioin Evropian, përfaqësues të lartë të DG Edcuation and Culture të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të ndryshëm të sektorit audiovizual nga i gjithë rajoni i Ballkanit.

Takimi u përqëndrua tek programi Evropa Krijuese dhe mundësitë që ofron ky program për sektorin e industrisë krijuese në rajonin e Ballkanit. Ndër pikat më të nxenhta të takimit, ishte kërkesa e vazhdueshme e përfaqësuesve të Media Desks të Ballkanit ndaj Komisionit Evropian, me qëllim zbutjen e kritereve pranuese për disa thirje për propozime të programit Media në mënyrë që të mundësohet një akses më i lehtë ndaj fondeve të programit Evropa Krijuese nga aktorë të ndryshëm të industrisë krijuese ballkanëse.

Gjatë takimit, secili përfaqesues i Media Desk dhe Qendrave Kinematografike të vendeve pjesmarëse nga rajoni i Ballkanit, bënë një prezantim të qartë të vështirësive që hasin aplikantët ballkanas në aksesimin e fondeve të Evropës Krijuese, si dhe pamundësia e tyre për të përballuar kostot e bashkëfinancimit në disa thirje specifike të këtij programi.

Përfaqsuesit e Qendrave Kombëtare të Kinematografisë të vendeve të sipër cituara, pjesmarëse në këtë takim, bënë po ashtu secili, një ekspoze të bashkëpunimeve të deritanishme si dhe të strategjive të tyre në të ardhmen, ku një vëmendje e shtuar shkon edhe për programin Evropa Krijuese në fushën e distribucionit të filmit ballkanas.

Në ditën e dytë, takimi i Media Desks Balkans u përqëndrua më së shumti në gjetjen e kanaleve të komunikimit në nivel politik më Komisionin Evropian me qëllim përcjellien e mesazheve të aktorëve të industrisë krijuese ballkanase ndaj vendim – marrësve të programit Evropa Krijuese.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *