Rreth Programit

“Evropa Krijuese” është programi i ri i BE-së që mbështet kinematografinë Evropiane dhe sektorët kulturorë dhe krijues, duke mundësuar rritjen e kontributit të tyre për punësim dhe zhvillim. Me një buxhet prej 1,46 € bilion për 2014-2020, ky program mbështet dhjetëra mijëra artistë, profesionistë kulturorë dhe audiovizual, si dhe organizatat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e arteve skenike, arteve të bukura, botimit, filmit, TV, muzikës, arteve ndërdisiplinore, trashëgimisë, dhe të industrisë së video-lojërave. Financimi do t’u mundësojë atyre të operojnë në të gjithë Evropën, për të arritur audienca të reja dhe për të zhvilluar aftësi të nevojshme për epokën digjitale.