Data: 12 Prill 2017

Media Desk Albania, e programit Evropa Krijuese, me mbështetjen Projektit të Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri, mbajti sot në ambjentet e Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë, një sesion informimi për thirjen për propozime të shpallur nga nën Programi Media i Evropës Krijuese : “ Zhvillimi i Projekteve individuale 2017– Development of Single Projects 2017”.

Kjo thirje për propozime ka afat aplikimi deri në datën 20.04.2017

Në takim morën pjesë 25 përfaqësues të sektorit kinematografik dhe atij audiovizual në Shqipëri të interesuar për të zhvilluar projektet e tyre nëpërrmjet kësaj thirje për propozime.

Takimi u drejtua nga Z. Arben Papdhopulli, ekspert i programit Evropa Kriujese, i cili bëri një prezantim të detajuar të kësaj thirje për propozime si dhe të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për aplikim. Nëse jeni të interesuar për të prezantuar projekt propizimin tuaj në këtë thirje për propozime apo nëse gjatë përpunimit të dosjes suaj të aplikimit hasni vështirësi, Ju lutemi të mos hezitoni të kontaktoni Media Desk Albania në :

[email protected]

Gjithashtu Ju mund të vini personalisht në zyrat e Media Desk Albania : Qendra Kombëtare e Kinematografsë. Rr.Aleksandër Moisi. Nr 77. Tiranë “ish Kinostudio”. Ekipi i Media Desk Albania do të jetë në dispozicionin tuaj për t`Ju ofruar të gjithë asistencën e nevojëshme falas dhe pa pagesë për hartimin e dosjes suaj të aplikimit si dhe për procedurat e regjistrimit në portalin “Participant Portal” të Evropës Krijuese.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *