Data: 13 Prill 2017, ora 10:00 – 14:00

Vendndodhja: Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian (EUIN Center)

Adresa: Pallati i Kongreseve, Bd Dëshmorët e Kombit, Tiranë

Afati i aplikimit: Afati i aplikimit për këtë Thirrje për Propozime është 27 Prill

Kjo thirrje për propozime përfshin Festivalet e Filmit që do të mbahen midis periudhës kohore 1 Nëntor 2017 – 30 Prill 2018.
Ky grant, mbështet Festivale të filmit evropian që programojnë në masën 70 % filma evropianë (ose 100 filma artistikë / 400 filma të shkurtër) nga të paktën 15 vende që marrin pjesë në nën-programin MEDIA.

Në këtë takim moren pjesë rreth 13 përfaqësues të sektorit audiovisual në Shqipëri, të interesuar për të zhvilluar Festivale të Filmit, ndër të cilët edhe drejtorë të festivaleve ekzistues të filmit në Shqipëri,

Takimi u drejtua nga Z. Arben Papdhopulli, drejtues i zyrës Media Desk Albania si edhe ekspert i programit Evropa Kriujese, i cili bëri fillimisht një prezantim të kësaj thirrjeje. detajuar të kësaj thirje për propozime, duke orientuar aplikantët e ardhshëm në të gjithë detajet e aplikimit ( regjistrimi, numri PIC, gjenerimi i formës së aplikimit online, zbërthimi e shpjegimi i Formës së Alikimit, plotësimi i anekseve).

Më pas ai shpjegoi kriteret e vlerësimit të grantit, si dhe modulet e kushtet për financim dhe udhëzoi të pranishmit mbi metologjinë e vlerësimit të buxheteve të festivalit. Ai theksoi rëndësinë e një hartimi të saktë e konçiz të përshkrimit të projektit, si dhe cilësinë e përmbajtjes së festivaleve dhe aktiviteteve anekse.

Në fund, Z Papadhopulli iu përgjigj të gjitha pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me paqartësitë e tyre në procesin e ndërtimit të projekteve të tyre.

Media Desk Albania ngelet në dispozicion të secilit institucion dhe aplikant shqiptar që dëshiron të paraqesë projekt propozime në këtë thirrje për propozime. Nëse gjatë përpunimit të dosjes suaj të aplikimit hasni vështirësi.

Ju lutemi të mos hezitoni të kontaktoni Media Desk Albania në : [email protected]

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *