Afati i aplikimit: 01/08/2018

Aplikoni këtu: https://eacea.ec.europa.eu/creative-europe/funding/distribution-automatic-support-2017_en

Përshkrimi i thirrjes për propozime: Kjo skemë përfshin sallat e kinemave ( pra kompanitë / pronarët e një apo më shumë rrjete Kinemash) duke iu ofruar atyre një mbështetje financiare të përllogaritur mbi të ardhurat e krijura nga shitja e biletave për filmat e fundit jo evropianë të shfaqur me pagesë gjatë vitit të mëparshëm. Kjo skemë ka dy procese :

  • Procesi i parë : gjenerimi. Gjenerimi është një fond potencial në proporcion me biletat e shitura nga një Kinema gjatë periudhës së referencës (2014), për filma jo evropianë të shfaqur në vendet që marrin pjesë në nën programin Media. Për secilin vend pjesmarrës në nën programin Media janë të përcaktuara qartë termat e sakta të referencave financiare.
  • Procesi i dytë: Ri – investimi i të ardhurave. Fondi i gjeneruar nga secila kompani ( Kinema apo rrjet kinemashë) duhet të ri investohet si më poshtë :

§ Modeli 1: në bashkëprodhimet e filmave jo – evropianë.

§ Modeli 2: blerja e të drejtave të shpërndarjes, për shembull duke ofruar / blerë minimumin e garancisë së duhur për filmat jo evropianë.

§ Modeli 3: përballimin e kosteve të editimit ( print, dublim dhe subtitrim). Kostove të reklamës apo kosto për blerje filmash jo evropianë.

Aktivitetet / projektet që mund të zhvillohen nën këtë thirje për propozime janë: Ky fond mbështet distributorët e kinamve ( kinema apo rrjete kinemashë) në vendet që marrin pjesë në nën programin Media, me kushtin që këta distributorë (kinema apo rrjete kinemashë) të jenë në pronesi me më shumë se 50 % nga kompani të vendosura / themeluara në vendet që marrin pjesë në nën programin media.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *