Thirrje për aplikim

Nën-programi Kultura, mbështet me punën e saj sektorët krijues dhe ato kulturor duke vendosur në dispozicion fonde kryesisht në projektet e bashkëpunimit si dhe inciativa të ndryshme në fushën e artit viziv, kërcimit, teatrit, letërsisë, muzikës, trashëgimisë, arkitekturës, cirkut, festivaleve të ndryshme, artizanatit dhe modës.

NënProgrami Kultura realizohet nëpërmjet mbështetjes së këtyre 4 aksioneve:

  1. European Cooperation projects (Projekte të bashkëpunimit evropian);
  2. Literary Translation (Përkthime letrare);
  3. European Networks (Rrjete evropiane);
  4. European Platforms (Platforma evropiane).

 

  • European Cooperation projects: mbështet projekte të bashkëpunimit transnacional që përfshijnë organizata kulturore dhe krijuese nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në program me qëllim përmirësimin e aksesit të veprave kulturore evropiane dhe promovimin e inovacionit dhe kreativitetit. O të mbështeten: projekte të vogla bashkëpunimi (me të paktën dy partnerë të tjerë përveç atij lider) dhe projekte të mëdha bashkëpunimi (me të paktën tre partnerë të tjerë). Të gjitha këto projekte mund të zgjasin maksimalisht 48 muaj.

Kush mund të aplikojë: Organizata publike dhe private, OJF aktive në fushën e kulturës dhe kreativitetit.

 

  • Literary Translation: mbështet iniciativa që përkthejnë dhe promovojnë vepra letrare në tregun evropian me qëllim rritjen e aksesit dhe numrit të lexuesve të literaturës evropiane. Do të mbështeten: përkthime dhe publikime të një grupi librash letrarë nga gjuhët e vendeve pjesëmarrëse si dhe promovimi i këtij grupi librash të përkthyer, duke përfshirë përdorimin e teknologjive dixhitale si për shpërndarjen ashtu dhe promovimin e veprave.

Kush mund të aplikojë: Botues dhe shtëpi botuese.

 

  • European Networks:ofron mbështetje për rrjetet evropiane me qëllim rritjen e bashkëpunimit transnacional si dhe fuqizimin e konkurrueshmërisë.

Kush mund të aplikojë: Rrjete organizatash aktive të sektorit kulturor dhe kreativ.

 

  • Platforma evropiane: mbështeten platforma për operatorët kulturorë që promovojnë artistët e rinj dhe stimulojnë programimin e vërtetë evropian të punës kulturore dhe artistike. Do të mbështeten aktivitete që forcojnë lëvizjen dhe vizibilitetin e krjijuesve dhe artistëve sidomos të atyre që nuk kanë ekspozim ndërkombëtar; që stimulojnë programimin e aktiviteve kulturore dhe artistike në shkallë evropiane nëpërmjet turneve ndërkombëtare, festivaleve, ekspozitave etj si dhe që kontribuojnë në zhvillimin e audiencës dhe rritjen e vizibilitetit të vlerave dhe kulturave të ndryshme evropiane.

Kush mund të aplikojë: Organizata publike dhe private, OJF aktive në fushën e kulturës dhe krijimtarisë.