Data: 1 Maj 2018

Afati i aplikimit: 1 Maj

Aplikoni këtu: https://www.idfa.nl/en/info/ibf-europe-regulations-international-co-production-support

IBF Europe – International Co-production

Kontributi maksimal: € 40.000

Afati përfundimtar për aplikime: 1 Maj 2018

Bashkë-prodhuesit evropianë të cilët vijnë nga një nga vendet e nën-programit Media, mund të aplikojnë me një projekt dokumentar, regjisori i të cilit vjen nga një vend i Listës së IBF (IBF Country List) . Ky projekt duhet të realizohet nëpërmjet një bashkë-prodhimi ndërkombëtar, në të cilin janë të përfshirë të paktën një prodhues evropian dhe një prodhues nga lista e vendeve të IBF-së.

Po kërkoni financime në bashkëprodhim? IDFA Bertha Fund Europe stimulon
bashkëpunimin midis producentëve të pavarur evropianë dhe producentëve nga vendet në zhvillim duke ofruar fonde për bashkëprodhim dhe distribucion.

Fondi IDFA Bertha tani pranon aplikime në dy kategori të ndryshme financimi;

IBF Europe – Distribution of International Co-productions

Kontributi maksimal: € 30.000

Afati përfundimtar për aplikime: 1 Qershor 2018 dhe sërish 1 Tetor 2018

Kjo kategori është projektuar për të mbështetur aksionet e reja të distribucionit për dokumentarë të realizuar përmes bashkëprodhimeve ndërkombëtare në të cilat përfshihen të paktën një prodhues evropian nga një vend i nën-programit MEDIA dhe një prodhues nga një vend i mbështetur nga IBF.

Aksionet e distribucionit duhet të kërkojnë të arrijnë një audiencë globale. Aplikanti duhet të jetë i bazuar në një shtet të nën-programit MEDIA dhe të jetë mbajtës i të drejtave (p.sh. producenti, agjenti i shitjes, distributori) të filmit.

Për më shumë detaje, konsultoni webin e IDFA Bertha Fund website.
https://www.idfa.nl/en/info/ibf-europe-regulations-for-distribution-support

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *