Aplikimi në thirrjen për Propozime “Mbështetje për zhvillimin e një projekti kinematografik dhe audiovizual individual 2019”

November 13, 2018 / BY / IN Uncategorized

 SESION TRAJNIMI

Aplikimi në thirrjen për Propozime “Mbështetje për zhvillimin e një projekti kinematografik dhe audiovizual individual 2019”

(Support for Development of Audiovisual Content – Single Project 2019 – Call EACEA/22/2018)

 Data: 20 Nëntor 2018 (e martë)

Ora: 10:00 – 12:00

Vendndodhja: Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK)
Aleksandër Moisiu, nr.77, 1012, Tiranë 1001

 

Të nderuar kolegë të sektorit audiovizual në Shqipëri.

Creative Europe Media Desk Albania njofton të gjithë të interesuarit e sektorit audiovizual se të martën, më 20 Nëntor 2018, në orën 10:00 në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, do të organizojë një sesion informimi mbi thirrjen për propozime të programit Evropa Krijuese Media:

 

Mbështetje për zhvillimin e një projekti kinematografik dhe audiovizual individual 2019”.  

(Afatet përfundimtare të aplikimit online për këtë thirrje janë: 18 Dhjetor 2018 dhe 24 Prill 2019.)

 Kjo skemë mbështet zhvillimin e projekteve filmike të mëposhtme:

  • Filmi i gjatë, filmi i animuar, filmi dokumentar (të destinuar për shfaqje në kinema)
  • Filmi fiksion (një/seri) me një kohëzgjatje totale prej 90 minutash minimum, filmi i animuar (një/seri) me një kohëzgjatje totale prej 24 minutash minimum dhe dokumentari krijues (një/seri) prej 50 minutash minimum (të destinuar për shfaqje në television)
  • Filmi fiksion me një kohëzgjatje totale prej 90 minutash minimum, filmi i animuar me një kohëzgjatje totale prej 24 minutash minimum dhe dokumentari krijues prej 50 minutash minimum (të destinuar kryesisht për platforma digjitale).

* Për projektet e destinuara për Virtual Reality, kohëzgjatja minimale nuk zbatohet.

Në këtë thirje për propozime mund të aplikojë një kompani produksioni e vetme shqiptare (shtëpi filmike, apo ent tv), e cila zotëron shumicën e të drejtave të projektit për të cilin kërkohet ndihma.

Për sa më lart, Media Desk Albania fton të gjithë aplikantët e interesuar për këtë thirrje të konfirmojnë paraprakisht pjesëmarrjen e tyre dhe të kompanisë që përfaqësojnë në e-mailin:

[email protected]

Duke Ju falenderuar, Ju lutem gjeni më poshte edhe axhendën e punimeve të këtij sesioni.

Me respekt

Media Desk Albania

  

Ora

Axhenda

10.00 – 10.30

  • Prezantimi I thirrjes për propozime

10.30 – 11.30

 

  • Prezantimi i udhëzimeve të kësaj thirrjeje për propozim dhe anekset
  • Procedurat e aplikimit
  • Kriteret e kualifikimit
  • Si të aplikoni (regjistrimi PIC)
  • Aplikimi online

11:30 – 12 :00

  • Pyetje dhe përgjigje