Aplikimi në Thirrjen për Propozime të Evropës krijuese/Nën-programi Media-21

November 13, 2018 / BY / IN Uncategorized

 

 

 

SESION TRAJNIMI

 

Aplikimi në Thirrjen për Propozime të Evropës krijuese/Nën-programi Media  

 

Mbështetje për Festivalet e Filmave 2019”

(Support to Festivals 2019 – Call EACEA/32/2018)

 

Data: 21 nëntor 2018 (e mërkurë)

Ora: 10:00 – 12:00

Vendndodhja: Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK)

Aleksandër Moisiu, nr.77, 1012, Tiranë 1001

 

 

Të nderuar kolegë të sektorit audiovizual në Shqipëri.

 

Creative Europe Media Desk Albania njofton të gjithë të interesuarit e sektorit audiovizual, se të mërkurën, më 21 Nëntor 2018, në orën 10:00 në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, do të organizoje një sesion informimi mbi thirrjen për propozime të programit Evropa Krijuese Media:

Mbështetje për Festivalet e Filmave 2019”

(Afatet përfundimtare të aplikimit online për këtë thirrje janë: 20 Dhjetor 2018 dhe 7 Maj 2019.)

 

Kjo skemë mbështet Festivalet Evropiane të Filmit të cilët programojnë minimalisht në masën 70 % filma evropianë (ose 100 filma artistikë / 400 filma të shkurtër) nga të paktën 15 vende që marrin pjesë në nën-programin MEDIA.

 

Kjo thirrje për propozime është e hapur për ente juridike (kompani private, organizata jo-fitimprurëse, shoqata, organizata bamirësie, fondacione, bashki / këshille bashkiakë, etj.) të themeluara në një nga vendet pjesëmarrëse në nën-programin MEDIA, administratorët e aksionerët kryesorë të të cilëve janë me kombësi nga vendet në fjalë.

 

Për sa më lart, Media Desk Albania fton të gjithë aplikantët e interesuar për këtë thirrje të konfirmojnë paraprakisht pjesëmarrjen e tyre dhe të kompanisë e festivalit që përfaqësojnë në e-mailin:

[email protected]

 

Duke Ju falenderuar, Ju lutem gjeni më poshte edhe axhendën e punimeve të këtij sesioni.

 

Me respekt

Media Desk Albania

 

 

 

 

 

Ora Axhenda
10.00 – 10.30 –       Prezantimi i thirrjes për propozime
10.30 – 11.30

 

–       Prezantimi i udhëzimeve të kësaj thirrjeje për propozime dhe anekset

–       Proçedurat e aplikimit

* Kriteret e kualifikimit

* Si të aplikoni (regjistrimi PIC)

* Aplikimi online

11:30 – 12 :00 –       Pyetje dhe përgjigje