Aplikimi në Thirrjen për Propozime të Evropës krijuese/Nën-programi Media

November 13, 2018 / BY / IN Uncategorized

SESION TRAJNIMI

 Aplikimi në Thirrjen për Propozime të Evropës krijuese/Nën-programi Media  

 Mbështetje për Edukimin e Filmit 2019”

(Support for Film Education 2019 – Call EACEA 33/2018)

 

Data: 23 nëntor 2018 (e premte)

Ora: 10:00 – 12:00

Vendndodhja: Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK)

Aleksandër Moisiu, nr.77, 1012, Tiranë 1001

 

Të nderuar kolegë të sektorit audiovizual në Shqipëri.

 

Creative Europe Media Desk Albania njofton të gjithë të interesuarit e sektorit audiovizual, se të premten, më 23 Nëntor 2018, në orën 10:00 në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, do të organizoje një sesion informimi mbi thirrjen për propozime të programit Evropa Krijuese Media: Mbështetje për Edukimin e filmit 2019”

(Afati përfundimtar i aplikimit online për këtë thirrje është: 7 Mars 2019.)

 

Kjo skemë mbështet krijimin e një katalogu të kuruar të filmave evropianë dhe të materialeve pedagogjike përkatëse, të cilat do t’u vihen në dispozicion të rinjve në moshat 11-18 vjeç, që ndjekin shkollat ​​fillore dhe të mesme në vendet pjesëmarrëse në nën-programin MEDIA. Katalogu do të përfshijë filma të mirënjohur që kanë kontribuar në historinë e filmografisë evropiane për t’u përdorur në kontekstin e aktiviteteve lidhur me edukimin e filmit. Aktivitetet duhet të përfshijnë:

lirimin e të drejtave arsimore të filmave, përgatitjen e paketave të dublikimit ose titrimit, materialin pedagogjik dhe shpërndarjen e promovimin në shkolla dhe pranë publikut të gjerë.

 

Kjo thirrje për propozime është e hapur për një konsorcium entesh të afta për të krijuar katalogun dhe për ta vënë atë në dispozicion të shkollave, si psh: kompani private, organizata jofitimprurëse, shoqata, organizata bamirëse, fondacione, bashki / këshilla qytetesh, etj., të themeluara në një nga vendet pjesëmarrëse në nën-programin MEDIA, administratorët e aksionerët kryesorë të të cilëve janë me kombësi nga vendet në fjalë.

 

Për sa më lart, Media Desk Albania fton të gjithë aplikantët e interesuar për këtë thirrje të konfirmojnë paraprakisht pjesëmarrjen e tyre dhe të kompanisë/entit që përfaqësojnë në e-mailin:

[email protected]

 

Duke Ju falenderuar, Ju lutem gjeni më poshte edhe axhendën e punimeve të këtij sesioni.

 

Me respekt

Media Desk Albania

 

 

 

 

 

Ora Axhenda
10.00 – 10.30 –       Prezantimi i thirrjes për propozime
10.30 – 11.30

 

–       Prezantimi i udhëzimeve të kësaj thirrjeje për propozime dhe anekset

–       Proçedurat e aplikimit

* Kriteret e kualifikimit

* Si të aplikoni (regjistrimi PIC)

* Aplikimi online

11:30 – 12 :00 –       Pyetje dhe përgjigje