CPH:LAB Thirrje për aplikime!

May 25, 2018 / BY / IN Njoftime

Çfarë është CPH :LAB
CPH: LAB është programi i zhvillimit të talenteve të CPH: Dox që inkurajon marrjen e
rrezikut në krijim, talentin e papërpunuar, lehtëson bashkëpunimin përtej kufijve dhe
sektorëve të biznesit dhe mbështet vizionarët për të shtyrë kufijtë ekzistues të filmave
dokumentarë.

Laboratori është konceptuar si një inkubator për projektet dokumentare që kërkojnë të
eksplorojnë potencialin e teknologjive digjitale dhe kanë në fokus vizionet t reja lidhur me
tipologjinë e dokumentarit në një epokë dixhitale. Ai ofron një hapësirë për eksperimentimin
dhe bashkëpunimin në partneritete kreative dhe ndërdisiplinore në të gjithë filmat, artet
krijuese, shkencën, teknologjinë dhe sipërmarrjen sociale.

CPH: LAB mbështet zhvillimin, prodhimin dhe nisjen e një numri projektesh dokumentarë,
që shkojnë në drejtim të krijimtarisë dhe përdorimit të teknologjisë, me qëllim rritjen e
ndikimit mbi njerëzit dhe shoqërinë nëpërmjet mënyrave të reja të tregimit, për platforma të
reja, për audienca të reja.

Fokusi kryesor i laboratorit është një zhvillim intensiv 7-ditor i projektit dhe një prototip
workshopi, në vjeshtë të 2018 pasuar nga një seminar 3-ditor dhe workshop mbi qasjen në
treg, gjatë CPH: DOX në mars 2019 me zhvillimin e mentorimit në internet ndërmjet.
Përveç kësaj pjesëmarrësit do të ndihmohen më tej në përpjekjet e tyre për të hyrë në treg
përmes partneriteteve me organizata të njohura të artit, të forumeve për pitching dhe
festivaleve të vendosura nga CPH: DOX.

Kujt i drejtohet CPH: LAB ?

CPH: LAB po kërkon 8-10 projekte të zhvilluara nga rreth 20 pjesëmarrës nga e gjithë bota,
por kryesisht nga Evropa. Laboratori është i hapur për prodhuesit e filmave, skenaristët dhe
teknologët, të cilët janë duke punuar në një projekt të caktuar ose janë të etur për të eksploruar
këtë fushë nëpërmjet mënyrave të reja.

Në CPH :LAB duhet të merrni pjesë si ekip, pra duhet të gjeni bashkëpunëtorin e duhur
përpara fillimit të laboratorit në shtator / tetor. Nëse keni nevojë për ndihmë në gjetjen e
bashkëpunëtorit, ne mund t’ju ndihmojme me sugjerime.

Çfarë do të ndodhë?
CPH: LAB i siguron pjesëmarrësve hapësirën dhe strukturën për të punuar në një projekt
specifik me një bashkëpunëtor dhe një ekip mentorësh e ekspertësh, në mënyrë që të
qartësojnë idenë, ta provojnë atë, të zhvillojë, të bëjnë një prototip, të kërkojnë financim për
projektin dhe pastaj ta sjellin atë para një audience.

Gjatë workshop-it në shtator, do të mund të testoni dhe zhvilloni historinë dhe konceptin, me
ndihmën e një ekipi ekspertësh ndërdisiplinorë ndërkombëtarë nga fushat e filmit dokumentar,
teatrit, mediave, zhvillimit të lojërave, dizajnit të produktit, artit dhe tregimit interaktiv, të
ndihmuar edhe nga truri kolektiv i kolegëve tuaj në laborator.

Qëllimi do të jetë krijimi i prototipit të parë në laborator, i cili mund të përdoret për të
siguruar fonde, dhe do të pasohet nga një plan financimi, ekspozimi dhe shpërndarjeje, pas së
cilës ne do t'ju drejtojmë në tregje tregjeve dhe do t’ju rekomandojmë në evente të drejtuara
nga partnerët tanë. Pas laboratorit, do të ketë mentorim online dhe në mars të vitit të
ardhshëm, pjesëmarrësit do të rikthehen sërish në CPH :DOX, për ti treguar prototipa ende më
të zhvilluar, financuesëve, programuesve të festivaleve, shpërndarësve ose mbështetësve të
tjerë të mundshëm. Dhe sigurisht që çdo projekt i përfunduar do të ketë konsideratë prioritare
për përfshirjen në programin e festivalit.

Si të aplikoj?

Para se të aplikoni në CPH: LAB sigurohuni të jeni të lirë për të marrë pjesë tek të dy

seminaret në shtator 2018 dhe mars 2019, si dhe të ndiqni monitorimin ndërmjet.
Seminari është pa pagesë dhe Laboratori mbulon akomodimin dhe ushqimin gjatë qëndrimit
tuaj në Workshop. Shpenzimet për transportin nuk merren përsipër nga CPH :LAB.
Për të aplikuar, duhet të krijoni një profil në CPH: DOX. Krijimi i një profili dhe regjistrimi
është i lehtë e i shpejtë.
Nëse keni marrë pjesë ose keni dorëzuar një projekt në një edicion të mëparshëm të festivalit,
mund të përdorni profilin tuaj ekzistues për të paraqitur punën e re.