European Film Awards (Çmimet e Filmit Evropian)

August 3, 2018 / BY / IN Njoftime

Vendndodhja: Sevilje, Spanje

Data: 15 dhjetor 2018

Çdo vit, aktivitetet e ndryshme të Akademisë Europiane të Filmit,kulminojnë në ceremoninë e Çmimeve të Filmit Europian. (EFA është themeluar në vitin 1989 si “Shoqata Evropiane e Kinemave” nga presidenti i saj i parë Ingmar Bergman dhe 40 regjisorë të mirënjohur evropianë).

Në një total prej 23 kategorish, midis tyre Filmi Europian, Regjisori Evropian, Aktorja dhe Aktori Evropian, Çmimet e Filmit Europian nderojnë çdo vit arritjet më të mëdha në kinemanë evropiane. Ceremonia e ndarjes së çmimeve zhvillohet në Berlin çdo dy vjet dhe në vitet e tjera në Londër, Paris, Romë, Barcelona, ​​Varshavë, Kopenhagë, Talin, Maltë, Riga, etc…

Çmimet e Edicionit të 31 të Ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Filmit Europian, do të zhvillohen këtë vit në Sevilje më date 15 dhjetor 2018 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në www.europeanfilmawards.eu