Evropa Krijuese në Edicionin e 75 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Venecias 29 Gusht deri në 8 Shtator 2018

August 29, 2018 / BY / IN Aktivitete, Evente, Njoftime

Evropa Krijuese do të jetë prezente me disa aktivitete në Festivalin e Filmit të Venecias këtë vit :

 

  • Forumi Evropian i Filmit (European Film Forum) – 1 Shtator 2018 në Sala degli Stucchi, Excelsior Hotel, Venice Lido

 

Forumi i Filmit Evropian do të fokusohet në të ardhmen e programit të Evropës Krijuese përtej vitit 2020 dhe se si programi mund të të mbështetesë më mirë festivalet e filmit me qëllim përfshirjen e një audience më të gjerë.

 

Ndëmjet folësve do të jenë Drejtori i përgjithshëm i DG Connect, presidenti i Bienales së Venecias, Drejtorët e Festivaleve « Séries Mania” e “San Sebastián International Film Festival” e shumë të tjerë.

 

  • Venice Gap-Financing Market

 

Tregu evropian i Gap-Financing në Venecia, do të zhvillohet gjatë  edicionit të 16-të të Tregut të filmit të Venecias (Venice Film Market). Ky treg mbështet bashkëprodhimin dhe bashkëfinancimin për projektet evropiane (filma, dokumentarë cilësorë, seri televizive, seri web dhe projekte VR), të cilat kanë siguruar të paktën 70% të buxhetit të tyre. Shuma e dhënë në vitin 2018 ishte 85,000 € nëpërmjet skemës së mbështetjes ndaj qasjes në treg të nën-programit Media të Evropës Krijuese.

 

  • Filmat e mbështetur nga MEDIA konkurojnë për Luanin e artë (Golden Lion)

 

Shtatë projekte të mbështetura nga MEDIA konkurojnë në festivalin e këtij viti,, ndër të cilët tre konkurojnë për  « Venezia 75”

  • Capri Revolution nga Mario Martone (Itali, Francë)
  • Sunset (Napszállta) nga László Nemes (Hungari, Francë)
  • Werk Ohne Autor nga Florian Henckel von Donnersmarck (Gjermani)

 

1 konkuron në “Orizzonti”

  • The day I lost my shadow (Yom adaatou zouli) nga Soudade Kaadan (Siri, Liban, Francë, Katar)

 

“Jashtë konkurimit”

  • My brilliant friend (L’amica geniale) nga Saverio Costanzo (Italyi Belgjikë)
  • Les Estivants nga Valeria Bruni Tedeschi (Itali, Francë)
  • Un peuple et son roi by Pierre Schoeller (France, Belgium)

 

Mbështetja totale nga Nën-programi MEDIA I Evropës Krijuese arrin në gati € 1.255.000. Këto filma dhe projekte televizive u mbështetën nëpërmjet thirrjeve Zhvillimi i filmit, Prodhimi televiziv, Shpërndarja jashtë vendit të tyre të origjinës ose përmes fondeve të bashkëprodhimit ndërkombëtar.