Fitoni një udhëtim për në European Film Awards (Çmimet e Filmit Evropian) 2018 në Sevilje, Spanjë

September 17, 2018 / BY / IN Njoftime

Merrni pjesë në konkursin quizz: www.wealllovestories.eu/efa

Afati përfundimtar për konkurim: 5 nëntor 2018

A ju pëlqejnë filmat evropianë? A keni ëndërruar ndonjëherë të shkoni në një ceremoni glamour të ndarjes së çmimeve?

Testoni njohuritë tuaja në kinematografi dhe bashkojuni konkursit!

Fituesit do të përfitojnë një udhëtim për në European Film Awards në dhjetor 2018, në të cilin përfshihet udhëtimi dhe akomodimi.

Ky mund të jetë shansi juaj për të takuar yjet e filmit evropian si Mads Mikkelsen, Penelope Cruz, Daniel Craig, Julie Delpy ose Sean Connery

10 fitues do të udhëtojnë për në Sevilje nga data 14 në datën 16 dhjetor, për një weekend të mbushur me aktivitete dhe evente të veçanta, përfshirë një pritje mirëseardhjeje dhe një Film Gala ekskluzive për nder të arritjeve të Akademisë Europiane të Filmit në Çmimin Botëror të Kinemasë, e ndjekur nga një shfaqje filmash.

 

Të nesërmen, fituesit e konkursit do të kenë mundësinë të eksplorojnë Seviljen në një eskursion të organizuar përpara se të marrin pjesë në mbrëmje në edicionin e 31 të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të filmit evropian, e ndjekur nga një darkë dhe një after party.