MIPTV – Tregu Ndërkombëtar për Zhvillimin e Përmbajtjes dhe Shpërndarjen.

December 17, 2018 / BY / IN Njoftime, Thirrje për Propozime

Kur? 8-11 prill 2019

Ku? Kan (Cannes), Francë

Regjistrimet :

http://www.miptv.com/

MIPTV është vetmi treg i cili i dedikohet zhvillimin të përmbajtjes dhe shpërndarjes për seritë e zhanrit dramë (format origjinal dhe i shkruar), për përmbajtjen e programeve për fëmijë (animacion dhe aksion), dokumentarë (format i shkruar dhe i pashkruar). Ky treg, dedikuar televizionit, mbledh të gjithë profesionistët e industrisë televizive. 10.000 pjesëmarrës, duke përfshirë 3.600 blerës nga 100 vende.

MIPTV ofron një platformë unike për zbulimin e përmbajtjeve dhe tregimeve të reja, të cilat do të udhëtojnë nëpër botë duke u fokusuar (dhe jo vetëm) në programme, të cilat janë në fazën e hershme të zhvillimit, duke lidhur producentët dhe talentët e rinj me komisionerët dhe financierët, por edhe shpërndarësit e blerësit për blerje dhe parapagesa të programeve të përfunduara.

Ju keni përmbajtjen, ne sjellim biznesin.