MUNDESI TRAJNIMI NDERKOMBETAR MBI MESIMIDHENIEN NDERKULTURORE (OPPORTUNITY: MULTINATIONAL TRAINING ON INTERCULTURAL LEARNING)

August 1, 2018 / BY / IN Njoftime

Informacion praktik :

 Mund të regjistroheni në linkun: https://machform.bkj.de/139340

Afati përfundimtar për regjistrim : 03.09.2018

 

Zgjidhni një nga datat e trajnimit :

7 – 12 Janar 2019 (Gjermani / Wolfenbüttel)

18 – 23 Shkurt 2019 (Hungari / Budapest)

30 Prill – 05 Maj 2019 (Greqi / Selanik)

Web : https://europe-in-perspective.eu/about/

Kjo është një Thirrje për të gjithë mësuesit e artistët, praktikuesit e kulturës dhe drejtuesit e shkollave!

Ju lutem gjeni si më poshtë informacionin për një mundësi të mirë në kuadër të projektit të Evropës “Evropa në perspektiva: Bashkëpunimi ndërkombëtar në mësimin kulturor (Cultural Learning) (http://www.europe-in-perspective.eu)”

Udhëheqësit e projektit po ftojnë artistëve / praktikues të kulturës dhe partnerët e tyre nëpër shkolla nga vende të ndryshme evropiane, për të marrë pjesë në një trajnim shumëkombësh mbi diversitetin dhe të mësuarit ndërkulturor së bashku në një kontekst evropian dhe transnacional.

Në çdo trajnim shumëkombësh, mësuesit dhe partnerët e tyre kulturorë nga vende të ndryshme do të eksperimentojnë një program me cilësi të lartë, i krijuar me institucione dhe organizata të trajnimit nga gjithë Evropa. Metodat bazohen në forma të ndryshme të shprehjes dhe janë të konceptuara në mënyrë të tillë që të angazhojnë pjesëmarrësit fizikisht, socialisht dhe emocionalisht, si dhe intelektualisht.

Pra, nëse ju …

– Jeni të përfshirë tashmë në mënyrë aktive në një punë ku në partneritet ofroni programe ose projekte nëpër shkolla

– doni të eksploroni diversitetin dhe mundësitë e mësimit ndërkulturor brenda zonës suaj lokale

– jeni të interesuar në përshtatjen e një perspektive të re në punën tuaj

– jeni të motivuar dhe të gatshëm për të shkëmbyer dhe për të ndarë përvojën në një nivel evropian

…atëherë ju lutem, formoni një ekip (një shkollë me një partner kulturor) dhe regjistrohuni në një nga trajnimet e Evropës në Perspektivë.

Gjuha që do të përdoret gjatë trajnimit është anglishtja.

Kontributi :

Ekziston një kontribut për pjesëmarrje prej 100 € për person. Akomodimi dhe ushqimi gjatë trajnimit janë të përfshira. Shpenzimet e udhëtimit mund të rimbursohen pas trajnimit deri në shumën 300 € kundrejt paraqitjes së biletave origjinale.

Pyetje :

Nëse keni pyetje mbi regjistrimin, ju lutem kontaktoni : Ben Hekkema: [email protected] (mailto:[email protected]occa-amsterdam.nl)

Nëse keni pyetje mbi trajnimin dhe projektin, kontaktoni : Laura Mattick

(+49 (0) 21 91.79 43 87 // [email protected] (mailto:[email protected])).

Për më shumë informacion, konsultoni sitin web :

www.europe-in-perspective.eu (http://www.europe-in-perspective.eu)