Ç’është Evropa Krijuese?

Evropa Krijuese është programi kuadër i Komisionit Evropian 2014 – 2020 për mbështetjen e kulturës dhe sektorit audioviziv. Buzheti i këtij programi për të gjithë periudhën e tij vshtë : 1.46 Miliard €.

Ky program mbështet :

Iniciativa në sektorin e kulturës, të tilla si promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar, platformat kulturore, ngritjen e rrjeteve kulturore si dhe përkthimin letrar;
Iniciativat e sektorit audioviziv, me qëllim promovimin, zhvillimin, shpërndarjen, dhe qasjen në veprat audiovizuale;

Në faqen zyrtare mund të gjeni një informacion më të plotë mbi programin –

http://ec.europa.eu/programmes/creative-europe/

Programi Evropa Krijuese përbëhet nga dy nën-programeve;

Programi Kultura
Programi Media

Programi “Kultura” ka si mision nxitjen e aktiviteteve në sektorin e kulturës nëpërmjet:

  1. projekteve të bashkëpunimit
  2. projekteve të përkthimit letrar
  3. krijimin e rrjeteve europiane
  4. platformave europiane

Për më shumë informacion rreth të gjitha këtyre thirjeve për propozime lexoni faqen zyrtare të Evropvs Krijuese ( Kultura) :

http://ec.europa.eu/programmes/creative-europe/opportunities/culture-support/index_en.htm

Programi “Media” ka për qëllim mbështetjen e sektorit audiovizual duke përdorur një sërë instrumentesh si:

hapjen ndaj tregut audiovizual
zhvillimin e audiencës
përhapjen e rrjetit të kinemave ndër-Europiane
asistencë ndaj zhvillimit dhe përhapjes së produktit audiovizual
zhvillimin e shpërndarjes on-line
festivale të ndryshme filmash
fonde për bashkë-prodhime ndërkombëtare
trajnime me qëllim forcimin e profesionalizmit në fushën audiovizuale
programe televizive
zhvillimin e video-lojrave

Për më shumë informacion rreth të gjitha këtyre thirjeve për propozime lexoni faqen zyrtare të Evropvs Krijuese ( Media) :

http://ec.europa.eu/programmes/creative-europe/opportunities/audiovisual-support/index_en.htm