Funksioni i Media Desk Albania

  • Të ofrojë informacion të vazhdueshëm i cili do të mundësojë operatorët dhe profesionistët e sektorit audiovizial që punojnë në Shqipëri, të jenë gjithmonë të informuar mbi mundësitë e mbështetjes financiare nga Komisioni Evropian nëpërmjet Programit Evropa Krijuese.
  • Të sigurojë që të gjitha thirrjet pë propozime të publikuara nga Agjencia EACEA / Komisioni Evropian nëpërmjet Programit Evropa Krijuese, të shpërndahen në mënyrën sa më të gjerë të mundeshme tek të gjitha palet e interesuara.
  • Të ofrojë asistencën e nevojëshme për të gjithë profesionistët dhe entet që dëshërojnë të prezantojnë propozimet e tyre në secilën thirje për propozime, duke i këshilluar dhe asistuar ata në pregatitjen e të gjithë dokumentacionit ( dosjes së aplikimit) të kërkuar nga thirja për propozime.
  • T`i drejtojë, udhëzojë profesionistët e sektorit audiovizual në skemat e ndryshme të financimit që krijon Bashkimi Evropian në fushën e sektorit audiovizual.
  • Të organizojë takime informuese kombëtare dhe lokale me qëllim që të informojë profesionistët e sektorit mbi të gjitha mundësitë e ofruara nga Evropa Krijuese, si dhe t`i njohë ata me mënyrën se si mund ti aksesojnë këto fonde.
  • Të ndihmojë secilin aplikant shqiptar në secilën thirrje për të identifikuar partnerë të ndryshëm nga vendet pjesmarrëse në këtë program kur thirja për propozime kërkon më shumë se një partner të vetëm
  • Të publikojë në gjuhën shqipe Buletinin elektronik informues të programit Evropa Krijuese
  • Të krijojë dhe mbajë të rifreskuar një faqe interneti të dedikuar në të cilën të publikohet i gjithë informacioni i dhënë nga Programi Evropa Krijuese në gjuhën shqipe.
  • Të mbajë të informuar të gjithë aplikantët shqiptarë por edhe opinionin publik mbi rezultatet e projekteve fituese evropiane pë secilën thirje për propozime duke publikuar në mënyrë periodike të gjitha rezultatet e shpallura pas cdo vlerësimi nga ana e Komisionit Evropian për projektet e vleresuara.
  • Creative Europe Media Desk Albania, nuk ka asnjë formë angazhimi në rastin kur një aplikant shqiptar fiton një projekt. Kjo zyrë nuk administron raportimin financiar të asnjë projekti të fituar, dhe as nuk është pjesë e ndonjë monitorimi për realizimin e këtyre projekteve. Secili aplikant fitues në cdo fushë nënshkruan individualisht një marrëveshje financiare me Komisionin Evropian për administrimin e grantit të marrë dhe mban vetë të gjithë përgjegësinë mbi zhvillimin e projektit dhe raportimin financiar të tij. Zyra mund të ofrojë ndihmë logjistike në raste kur kërkohet nga ana e ndonjë aplikanti për cështje që lidhen kryesisht me kontaktet me Komisionin Evropian, por ajo nuk përfshihet në asnjë proces monitorimi apo certifikimi fondesh.