Nën-Programi Media

Aksionet që mbështet programi Media

  • Trajnime
  • Zhvillimi i Projekteve të vecanta apo projekteve me një financues / producent të jashtëm (Slate Funding)
  • Video game
  • Programacionin Televiziv
  • Fondi i Bashkëprodhimit filmik (NEW)
  • Aksesi në tregje
  • Distribucioni (i përzgjedhur apo automatik)
  • Agjentët e shitjes
  • Zhvillimi i Audienceve (NEW)
  • Festivalet
  • Rrjetëzimi i Kinemave
  • Video on demand.

Prioritetet e programit MEDIA

1.Të forcojë sektorin audioviziv  Evropian nëpërmjet :

  • Krijimit të aftësive të reja, zhvillimit të rrjeteve dhe promovimit të teknologjive digjitale, duke siguruar njëkohësisht përshtajen me tregjet e reja.
  • Të prodhojë projekte audiovizive dhe t`i qarkullojë ato në vendet e BE –së, nëpërmjet bashkëprodhimeve apo projekteve televizive.
  • Të inkurajojë shkëmbimet dhe aksesin në tregje, duke krijuar një vizibilitet më të lartë për punimet audiovizive Evropaine në tregjet ndërkombëtare.
  • Të lehtësojë bashkëprodhimet audiovizive evropiane dhe ndërkombëtare ( pra përtej 28 vendeve anëtare të BE –së)

2. Të promovojë qarkullimin ndërkombëtar / mes dy apo më vendeve të produkteve audiovizuale :

  • Duke ndihmuar në distribucionin e Kinemave.
  • Duke promovuar aktivitetet e marketimit transkombëtar ( pra midis dy ose disa vendeve) dhe garantojë distribucionin në platforma të ndryshme.
  • Duke stimuluar audiencën nëpërmjet promovimit, eventeve që kanë për bazë njohjen e kinematografisë dhe filmit, si dhe festivalet e ndryshme
  • Duke ndihmuar bashkëpunimin evropain dhe ndërkombëtar në fushën e bashkëprodhimit.
  • Duke promovuar metoda / modele të reja distribucioni


Modulet e Programit Media

  • Përmirësimi i aftësive të profesionistëve në sektorët e industrisë kinematografike dhe asaj audiovizuale si dhe zhvillimin e audincës.
  • Promovimi i produkteve audiovizuale dhe kinemaografike të cilët kanë një potencial të lartë për qarkullim transkombëtar ( pra midis dy ose më shumë vendeve) si në tregjet evropiane, po ashtu dhe në ato ndërkombëtare, duke mbështetur në të njëjtën kohë edhe dublimin dhe përdorimin e subtitrave.
  • Mbështetje e aktiviteteve të kompanive prodhuese audiovizive evropiane, në vecanti kompanitë e pavarura të prodhimit, dhe lëhtesimi i bashkëprodhimeve evropiane dhe ndërkombëtare i produkteve audiovizive, duke përfshirë edhe prodhimet televizive.
  • Krijimi i mundësive për të hyrë në ngjarjet tregtare të profesionistëve të sektorit audioviziv si dhe tregjeve audiovizive. Po ashtu përdorimi i mjeteve të biznesit online brenda dhe jashtë Evropës.
  • Mbështetja dhe distribucioni i filmave jo kombëtarë Evropianë nëpërmjet shpërndarjes në Kinema apo nëpërmejt platformave të tjera.
  • Mundeson qarkulliin e filmit Evropian në mbarë botën si dhe filmit jo evropian në të gjitha platformat evropiane.
  • Mbështet pronarët e rrjeteve të kinemave evropaine për të shfaqur më së shumti filma evropianë duke ruajtur proporcoinalisht edhe shfaqjen e filmave jo – evropainë.
  • Mbështet iniciativa, duke përfshirë festivalet e filmave, nëpërmejt prezantimit dhe promovimit të një shumllojshmërie të punimeve audiovizuale evropiane bashkëkohore, si dhe punime kinematografike dhe audioviziuale pjesë e trashëgimisë evropaine.
  • Mbështet aktivitete të cilat kanë për qëllim të rrisin njohuritë e audiencave si dhe interesin e tyre kundrejt filmit evropian dhe kinemasë evropiane – në vecanti aktivitete të cilat kanë për qëllim promovimin e njohurive mbi filmin nga brezi i ri.
  • Mbështet modele të reja biznesi në sketorin audiovizual.