3 tetor

Jeni të ftuar të merrni pjesë, sipas paneleve dhe tematikave të kësaj dite informuese, e cila do të fokusohet në tre thirrjet pēr propozime të nën programit Media të Evropës Krijuese.

Hotel Plaza

Media Desk Albania, organizonTakimin e dytë Rajonal Ballkanik të Zyrave Media të Evropës Krijuese.

Rreht Takimit

Të nderuar kolegë,
Më datë 3 tetor, në Hotel Plaza, Media Desk Albania, organizon Takimin e dytë Rajonal Ballkanik të Zyrave Media të Evropës Krijuese.

Ky takim, i cili do të mbahet gjatë Balkan Film Market (edicioni II), është konceptuar si një hapësirë e përbashkët për të punuar dhe për të ndarë mendimet, idetë dhe përvojat, me focus rritjen e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të industrisë audiovizuale të Ballkanit.

Jeni të ftuar të merrni pjesë, sipas paneleve dhe tematikave të kësaj dite informuese, e cila do të fokusohet në tre thirrjet pēr propozime të nën programit Media të Evropës Krijuese më të përshtatshme për vendet e rajonit tonë, të konsideruara si “vende me nivel të ulët prodhimi ne fushen audivizivuale”: mbështetja për zhvillimin e një projekti të vetëm; mbështetja ndaj festivaleve të filmit dhe mbështetja për zhvillimin e audiencës.

Në mbyllje të paneleve, eksperti italian Giulio Vita do të organizojë një workshop për zhvillimin e audiencës.

Ju ftojmë të konsultoni agjendën bashkalidhur për një informacion të mëtejshëm mbi panelet, tematikat dhe folësit.

Ju mirëpresim !

Nga aktiviteti "Media Day"