Thirrje për aplikime për forumin e bashkëprodhimit WEMW dhe laboratorin First Cut Lab

October 20, 2018 / BY / IN Njoftime

Forumi i bashkëprodhimit WEMW

Afati përfundimtar për aplikim: 31 tetor 2018

 

Laboratori First Cut Lab 

Afati përfundimtar për aplikim: 6 dhjetor 2018

 

Për të aplikuar online: https://vp.eventival.eu/trieste/2019

 

Për më shumë informacion mbi procesin e aplikimit në www.wemw.it.

 

***

 

Forumi i bashkëprodhimit WEMW

 

Edicioni i ardhshëm i WEMW (20-22 janar 2019) do të lançojë një fokus të ri të dyfishtë Lindje dhe Perëndim, dhe do të sjellë bashkë mbi 450 profesionistë të filmit nga më shumë se 35 vende. Veçanërisht këtë vit i kushtohet vëmendje rajoneve të Evropës Qendrore-Lindore*: (Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Ukraina) dhe Beneluksit (Belgjikë, Luksemburg, Hollandë). Prodhuesit nga Evropa dhe nga vendet e Amerikës së Veriut dhe Amerikës Latine kanë të drejtë të aplikojnë në WEMW, ku do të përzgjidhen 20 projekte në zhvillim.

 

* Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Kazakistani, Lituania, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Hollanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar

 

KRITERET PËRZGJEDHËSE

– Projektet duhet të jenë filma me metrazh të gjatë ose filma dokumentarë në zhvillim, të cilët kanë siguruar idealisht të paktën 15% të buxhetit të përgjithshëm.

– Projektet duhet të kenë potencial të mjaftueshëm për një bashkëprodhim ndërkombëtar, veçanërisht me Evropën Qendrore-Lindore, Beneluksin ose Italinë.

 

Formulari i aplikimit:

Të gjitha aplikimet duhet të përmbajnë: formularin e plotësuar të aplikimit online, trajtimin në anglisht (max 5-8 faqe), planin e financimit, teaser/foto/mood board të projektit të paraqitur ose të veprave të mëparshme të kineastit. Për të paraqitur kërkesën tuaj dhe materialet e kërkuara, ju duhet të krijoni llogarinë tuaj dhe të plotësoni formularin online këtu: https://vp.eventival.eu/trieste/2019

 

PERZGJEDHJA

Projektet e përzgjedhura do të shpallen në mes të dhjetorit dhe të gjithëve producentëve të përzgjedhur do t’ju jepet falas akreditimi për WEMW Industry.

 

CMIMET WEMW

  • Film Center Serbia Development Award – para cash
  • Bursa EAVE – për EAVE European Producers Workshop
  • Cmimi Flow Postproduction – 15.000 Euro të dhëna në formë ndihme materiale në post produksion
  • Cmimi i regisores më të nga EWA Network – para cash për regjisoren grua më të mirë
  • Cmimi i rrjetit të producentëve Producers Network Prize – akreditim falas për Tregun e Filmit në Kanë, në rrjetin e producentëve
  • Cmimi për Marketingun vizual Asterisk – paketën e plotë (përfshirë posterin dhe dizajnin e dosjeve),
  • si dhe përmbajtjen dhe tekstin kuratorial nga Heretic Asterisk
  • Cmimi i Rezidencës së filmit të Bratislavës – Një residence 7-javore e drejtuar nga mentorë ndërkombëtarë.

 

 

First Cut Lab  

 

First Cut Lab është një program i projektuar për 3 filma fiksion me metrazh të gjatë në fazën e redaktimit nga Evropa Lindore (Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Çekia, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Kazakistani, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Turqia, Ukraina) dhe Italia. Ekipe producentësh dhe regjisorësh do të përzgjidhen dhe to t’ju jepen këshilla të adaptuara për projektin e tyre, nga një rekspert redaktor. Ata do të përfitojnë gjithashtu nga opinionet e verejtjet e ekspertëve ndërkombëtarë, profesionistë të filmit (kineastë, programues festivalesh, agjentë shitjesh, etj.). Qëllimi kryesor është nxitja e potencialit artistik përmes përzgjedhjes së duhur të shkurtimeve të filmit, dhe njëkohësisht të rrisë shitjet, qarkullimin nëpër festivale të filmit si dhe shpërndarjen.

 

APLIKIMI               
Të gjitha aplikacionet duhet të përfshijnë: formularin e plotë të aplikimit online dhe një material video jo më pak se 60 minuta. Për të paraqitur aplikimin tuaj, duhet të krijoni llogarinë tuaj dhe të plotësoni formularin online këtu: https://vp.eventival.eu/trieste/2019

 

PËRZGJEDHJA

Projektet e përzgjedhura do të shpallen deri në fund të dhjetorit. Pjesëmarrja në FCL është pa pagesë dhe ekipeve të përzgjedhura do t’ju ofrohet falas akreditimi në WEMW Industrisë.

 

WEMW është organizuar nga FVG Audiovisual Fund dhe Trieste Film Festival në bashkëpunim me EAVE, Maia Workshops, Zyra e Evropës Krijuese Itali, EURIMAGES dhe me mbështetjen e Programit Evropa Krijuese / MEDIA, MiBAC – Drejtoria e përgjithshme për kinemanë, CEI – Iniciativa Qendrore Evropiane dhe Rajoni Autonom i Friuli Venezia Giulia.