Thirrje për aplikime për të marrë pjesë në trajnimin e Art Department Masterclass

September 17, 2018 / BY / IN Njoftime

 “Digital Postproduction : Një kënd lojrash për të ndërtuar dhe rindërtuar botët»

Ku ? Torino, Itali

Datat : 23 – 28 Tetor 2018

Afati përfundimtar i aplikimit : 21 Shtator

Për më shumë informacion, konsultoni http://www.artdepartmentmasterclass.com/about

Kjo thirrje i drejtohet profesionistëve të departamentit të artit të industrisë audiovizuale.

Emrat e ekspertëve :

– Eggert Ketilsson (Drejtor artistik, Drejtues SFX), Iceland, Dunkirk (regjisori Ch. Nolan), TV Series Sense8 (The Wachovskis, Netflix)

– Sylvie Olive (Production Designer), France, Mr. Nobody (regjisori J. V. Dormael), The Brand New Testament (regjisori J. V. Dormael)

– Luigi Pisciotta (koordinator VFX), Gjermani, Guardians of the Galaxy vol. 2 (regjisor. J. Gunn), The Fate of the Furious (regjisor. F. G. Gray)

Ky sesion do të përfshijë gjithashtu një punë praktike. Janë përzgjedhur pesë projekte të reja emocionuese serish televizive dhe filmave me metrazh të gjatë në fazën e zhvillimit. Çdo pjesëmarrës do të punojë në mood board për një nga këto projekte. Në fund të masterclass, autorët (regisorët dhe /ose skenaristët) e atyre projekteve do të ftohen ti bashkohen pjesëmarrësve për prezantimin përfundimtar të punës praktike.

Puna praktike do të mbikëqyret nga Fleur Whitlock (Drejtore artistike, Designer produksioni) dhe Grenville Horner (Designer produksioni), seritë televizive britanike « The End of The F**king World » (Netflix), mini seria « Man in an Orange Shirt » (BBC One).

Mund të marrin pjesë: 20 profesionistë të cilët punojnë në departamentin e artit. Jo më pak se 80% e pjesëmarrësve nga vendet e BE dhe jo më shumë se 20% e pjesëmarrësve nga pjesa tjetër e botës. Honorar: 500 Euro. Kjo shumë mbulon trajnimin, akomodimin dhe pjesën e jetesës gjatë punëtorive. Pjesëmarrësit duhet të paguajnë shpenzimet e udhëtimit. Tre bursa do të jepen për pjesëmarrësit që vijnë nga vende me kapacitet të ulët audiovizual.