Thirrje për propozime : “Mbështetje ndaj projekeve audiovizuale në proçesin e zhvillimit të tyre”.

October 8, 2019 / BY / IN Njoftime

Të nderuar Kolegë.

Media Desk Albania e programit Evropa Krijuese në Shqipëri, në bashkëpunim me projetin e Asistences Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri, do të organizojnë në datën 17 Tetor, një sesion informimi për thirrjen për propozime të shpallur nga ky program : “Mbështetje ndaj projekeve audiovizuale në proçesin e zhvillimit të tyre”.

Gjatë këtij sesioni, do të këni mundësi të njiheni nga afër më detajet teknikë dhe udhëzimet për aplikim në këtë thirrje, anekset e duhura si dhe procedurat online të aplikimit të projektit tuaj.

Duke qenë se thirrja është e hapur për të gjitha shtepitë e filmit dhe ato TV që kanë edhe licencën e producentit, jeni të lutur të dërgoni sa më parë emrin e personit apo personave që do të marrin pjesë në këtë trajnim në këtë adresë e – mail : [email protected]

Vendi, ora si dhe agjenda finale do t’Ju dergohen në një moment të dyte.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.