Thirrje për propozime : “Mbeshtetje për projektet kulturore të bashkëpunimit”.

October 8, 2019 / BY / IN Njoftime

Zyra e Programit Evropa Krijuese në Shqipëri që administrohet nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me projetin e Asistences Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri, do të organizojnë në datën 16 Tetor, një sesion informimi për thirrjen për propozime të shpallur nga ky program : “Mbeshtetje për projektet kulturore të bashkëpunimit”. Kjo thirrje për propozime mbështet projeket e bashkëpunimit kulturor në të gjitha disiplinat e artit, fushave të kulturës duke përfshire edhe trashëgiminë kulturore.

Gjatë këtij sesioni, do të këni mundësi të njiheni nga afër më detajet teknikë dhe udhëzimet për aplikim në këtë thirrje, anekset e duhura si dhe procedurat online të aplikimit të projektit tuaj.

Duke qenë se thirrja është e hapur për të gjitha institucionet publike të artit dhe kulturës si dhe organizatat kulturore, jeni të lutur të dërgoni sa më parë emrin e personit apo personave që do të marrin pjesë në këtë trajnim në adresën e – mail : [email protected]

Vendi, ora si dhe agjenda finale do t’Ju dergohen në një moment të dyte.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.