PriFest hap thirrjen per projekte filmike per BEST PITCH 2017

February 22, 2017 / BY / IN Njoftime

Ngjarja me e rendesishme e industrise se filmit ne vend – Prishtina International Film Festival ka hapur sot thirrjen per projekte filmike per garen e BEST PITCH per edicionin e ardhshem te PriFest qe ndodh ne 20-27 prill 2017 ne kryeqytet.

Thirrja I dedikohet te gjithe producenteve dhe regjisoreve nga Ballkani qe kane ne faze zhvillimi projektin e tyre filmik te pare apo te dyte. Data deri kur mund te dorezohen projektet eshte 15 Mars 2017! Projektet e perzgjedhura do t’I nenshtrohen trajnimeve me ekspert te huaj dhe prezentimit para juries nderkombtare per t’u perzgjedhur fitues te njerit nga shperblimet qe ofron festivali me partnere.

Per me shume informate shikoni thirrjen me poshte apo vizitoni webfaqen e PriFest www.prifest.org

Edicioni I 9te I festivalit PriFest gjate nje jave ne prill 20-27, pritet te sjell ne Prishtine nje numer te madh te mysafireve artiste dhe profesionste te industrise se filmit nga rajoni, Europa e bota, por duke mos lene anash edhe programin e vecante te shume filmave premiere qe mund te ndiqen vetem gjate ketij festivali. Se shpejti do te sjellim me shume informacione te detajuara per festivalin. Na percillni ne rrjetet sociale facebook, Instagram dhe twitter.

THIRRJE PER APLIKIM – BEST PITCH 2017

Prishtina International Film Festival dhe Prishtina Film FORUM (PriFORUM) ka kënaqësinë të shpall të hapur thirrjen për aplikim në Best Pitch 2017.

Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 15 Mars 2017.

Përmes kësaj thirrjeje ftojmë për aplikim projektet e filmit artistik të metrazhit të gjatë në fazën e zhvillimit apo të financimit nga filmbërës nga Ballkani që e kanë vepër të parë apo të dytë projektin që e dorëzojnë. Projektet filmike të përzgjedhura do të marrin pjesë në ciklin 4-ditorë të zhvillimit të projektit që konsiston nga:

1. Pitch Training të realizuar nga eksertët e Torino Film Lab

2. Seancë kokë-më-kokë me ekspertin financiar të EAVE në temën Planifikimi biznesor dhe strategjik I kompanisë në industrinë e filmit, strategjia e financimit dhe bashkëprodhimit për projektin filmik

3. Seanca zhvillim skripte me ekspertët e Script Circle Berlin

BEST PITCH ka karakter garues, andaj seanca e pitchingut do të vlerësohet nga Juria Ndërkombëtare dhe vota e publikut të përbërë nga mysafirët e akredituar të festivalit (koproducent, fonde filmi, distributor dhe agjent shitjeje). Këtë vit do të përzgjidhen më shumë se një projekt fitues dhe do të garohet për çmimet si vijon:

Vanessa Redgrave Award – Çmimi tradicional i BEST PITCH dhe shuma monetare prej 1000 €

Post Production Prize – Çmimi për shërbimet e Post Produksionit të projektit filmik fitues qe ofrohet nga Deepend Post Production – kompani partnere nga Afrika e Jugut

Të gjitha projektet e përzgjedhura për Best Pitch do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në Prishtina Rendezvous pas seancës së pitchingut.

Për të aplikuar në Best Pitch ju lutem klikoni në link dhe plotësoni aplikacionin.

PriFORUM është platformë zhvillimore e industrisë së filmit, pjesë integrale e PriFest – Prishtina International Film Festival, që do të ketë edicionin e 9të në Prill 20-27, 2017 në Prishtinë, Kosovë. Ndërkohë datat e PriFORUM janë 22-24 prill.
Përvec Best Pitch, PriFORUM përmban në vete edhe dy module tjera:

PRISHTINA RENDEZVOUS, është fundjavë e dedikuar distributorëve ndërkombëtar të filmit dhe agjentëve të shitjes. Prishtina Rendezvous ka për qëllim që të mbledh së bashku talentët nga Ballkani duke u dhënë shansin që të takohen me disa nga kompanitë më të rëndësishme botërore të distribuimit dhe shitjes së filmit, të cilët ftohen në këtë fundjavë që të gjurmojnë projektet filmike nga regjioni I Ballkanit në fazën e tyre zhvillimore. Filmbërësit do të kenë shansin të artikulojnë idetë dhe storjet e tyre në ‘speed date style’ / takime individuale kokë-më-kokë.

KONFERENCA REGJIONALE lidhur me cështjet e industrisë së filmit, e përbërë nga diskutime në panel, prezentime nga ekspert ndërkombëtar në tema të ndryshme që kanë të bëjnë me industrinë e filmit si: distribuimi, shitja, bashkëprodhimi, financimi, si dhe workshope për aktorët dhe studentët. Filmbërësit nga regjioni ftohen të jenë present dhe të kenë mundësi të takojnë disa nga emrat e rëndësishëm të industrisë së filmit në Europë. Në një ambient më intim që e ofron PriFest, për dallim nga festivalet dhe marketet e mëdha të filmit, vëmendja e të gjithë mysafirëve ndërkombëtar është në projekte të Ballkanit dhe në këtë mënyrë ofron më shumë mundësi network-u dhe bashkëpunimi.

Mbi 200 producent, distributorë, representative të marketeve të filmit, kompani dhe agjent shitjeje, fonde filmi nga regjioni, profesionist filmi nga Europa si dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme të filmit pritet të marrin pjesë në këto vit.

I gëzohemi pranimit të projekteve tuaja në afatin e lartëpërmendur. Nëse keni pyetje mos hesitoni të na kontaktoni në [email protected]

Ekipi i PriFest ju mirepret ne festival ne Prill!

Leave a Reply