Thirrja për Propozime : Mbështetje për distributorët – Mbështetje për agjentët e shitjes së produkteve audiovizuale

February 28, 2017 / BY / IN Thirrje për Propozime

Përshkrimi i thirrjes për propozime : Kjo skemë vjetore iu lejon agjentëve të shitjes ( kemi parasysh agjentët e shitjes së produkteve audiovizule dhe kinematografike), të gjenerojnë një mbështetje financiare nga Evropa Krijuese bazuar mbi performancën e shitjeve të filmave jo evropianë përgjatë një periudhe të caktuar ( të përcakttuar qartë nga Komisioni Evropian). Edhe kjo skemë përfshin dy procese: procesin e gjenerimit të të ardhurave si dhe procesin e investimit të të ardhurave të gjeneruara.

· Aktivitetet / projektet që mund të zhvillohen nën këtë thirje për propozime janë : Mbështetja financiare jepet për shpërndarjen në kinema të filmave që kanë karakteristikat e mëposhtëme:

  • Filma të cilët janë prodhuar në maxhornacë % financiare nga pruducentë apo grup producentësh të cilët zyrat e tyre i kanë të vendosura / të regjistruara në një një prej vendeve të marrin pjesë në nën programin Media të Evropës Krijuese, si dhe filma të cilët janë realizuar nga profesionistë me origjinë nga këto vende.
  • Të jetë një produkt i kohëve e fundit : film artistik, animacion apo dokumentar ( me minimumi 60 minuta)
  • Filmi të jetë nga nje vend tjetër dhe jo nga vendi ku do të shpërndahet.
  • T`a ketë të drejtën e autorit të përcaktuar / vendosur jo më parë se sa viti 2010.
  • Nuk duhet të jetë ndonjë zhanër tjetër : opera, koncert, performancë artistike, reklamë apo të përfshijë materiale audiovizive me përmbajtje pronografike dhe / apo raciste.

Leave a Reply