Thirrja për Propozime : Mbështetje për grupe distributorësh – mbështetje për shpërndarjen ndërkombëtare të filmave evropian

February 28, 2017 / BY / IN Thirrje për Propozime

Përshkrimi i thirrjes për propozime: Skema synon të inkurajojë grupet e shpërndarësve për shpërndarjen e filmave të huaj që mund të ishin një sfidë nëse do të mbështeteshin në forcat e tregut të vetëm. Si rezultat i kësaj mbështetjeje, audienca evropiane mund të fitojë akses në një gamë më të gjerë të filmash.

Aktivitetet / projektet që mund të zhvillohen nën këtë thirje për propozime janë :

  • Filmi duhet të jetë fiction: animacion ose dokumentar (kohëzgjatja min. 60′ ) dhe e drejta e autorit nuk duhet të jetë regjistruar më parë se 2013.
  • Filmi nuk duhet të ketë përmbajtje alternative ( opera , koncerte , shfaqje ) ose reklama , apo mos të përfshijë material pornografik ose racist.
  • Filmi duhet të ketë një buxhet maksimal të prodhimit prej 10 milionë € nëse është prodhuar në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë apo Britani të Madhe. Ai duhet të ketë një shumicë producentësh të vendosur në shtetet pjesëmarrëse në Nën-Programit MEDIA.
  • Ai duhet të prodhohet me pjesëmarrjen e rëndësishme të profesionistëve të cilët janë shtetas / banorë të këtyre vendeve
  • Dalja e filmit në kinema ( duke mos përfshirë shfaqe paraprake ose speciale ) duhet të bëhet në / pas datës së dorëzimit dhe brenda 18 muajve pas afatit.
  • Në mënyrë që të merret parasyshë kërkesa e tyre, sallat duhet ta shfaqin filmin min. 5 herë gjatë javës deklaruar si pika më e lartë e shpërndarjes.

Leave a Reply