Thirrja për Propozime: “Mbështetje për serialet televizive”

February 28, 2017 / BY / IN Thirrje për Propozime

Përshkrimi i thirrjes për propozime: Prodhimi dhe shpërndarja e programeve televizive europiane me potencial qarkullimi brenda Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Aktivitetet / projektet që mund të zhvillohen nën këtë thirje për propozime janë: Projekte të destinuara për TV ose platforma dixhitale (me një apo shumë seri): Dramë TV (min. 90′) Animacion (min. 24′) Dokumentarë Krijues (min. 50′). Për dramën me seri , vazhdimi, seritë e dyta dhe të treta janë të kualifikueshme. Programi tv duhet të jetë i prodhuar në pjesën e tij më të madhe nga kompani të krijuara në vendet pjesëmarrëse në nën-programin MEDIA dhe me një numër të konsiderueshëm të aktorëve dhe të grupit të punës që të jenë shtetas dhe / ose banorët e këtyre vendeve (shih faqen 7 të udhëzimeve për një shpjegim se si ky është llogaritur). Të drejtat e shfrytëzimit, të licencuara për transmetuesit, duhet t’i kthehen producentit pas një periudhe maksimale prej 7 vitesh në rastin e një para-shitjeje apo 10 vjet për një bashkë-prodhim.

Leave a Reply