Festivali i 73-të i Venecias – Fokus mbi Ballkanin

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Shqipëria merr pjesë në festivalin e 73-të të Filmit në Venecia, në një sesion të posaçëm të organizuar nga Ministria e Kulturës Italiane MIBACT dhe ANICA me focus : “Zhvillimet kinematografike në Ballkan”

Qendrat Kombëtare të Kinematografisë nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, FYROM – Maqedonia, Serbia, Sllovenia dhe Mali i Zi, u mblodhën në datën 5 Shtator 2016 në Venecia, Itali, në një takim të rëndësishëm me MIBACT (Ministria Italiane e Kulturës) e cila është impenjuar të ndihmojë me suport financiar dhe promovues bashkëprodhimet italiane me vendet ballkanike.

Në këtë kuadër, në vitin 2017, pritet të fillojë financimi i përbashkët Shqipëri – Itali për projektet e përbashkëta në fazën e tyre të zhvillimit, ku si fillim, dy vendet impenjohen me një buxhet rreth 30 mije euro seicili, për të parë më pas mundësinë e rritjes në vazhdim.

Njëkohesisht MIBACT mbështet idene e krijimit të një hapësire në dispozicion të kinematografisë ballkanike në Festivalin e Venecias, ide për të cilën edhe QKK ka dhënë kontributin e saj.

“Fokus për Ballkanin” do të shërbejë për të finalizuar, integruar dhe promovuar kinematografinë ballkanike në kontekstin evropean, duke krijuar ura dialogu kulturor midis vendeve tona.

Gjatë takimit, Drejtori i QKK Z. Ilir Butka, mbajti një prezantim të gjatë në lidhje me historikun e kinematografisë shqiptare që në fillesat e saj deri në ditët e sotme, duke u fokusuar tek nevoja e bashkëpunimit midis vendeve ballkanike dhe nevojës së koordinimit për iniciativa të ngjashme ndërkombëtare. Ndërkohë që Z. Arben Papadhopulli, Dretjues i Media Desk Albania, bëri një prezantim të detajuar të iniciativës për krijimin e Fondit të Përbashkët Kinematografik Ballkanik të Filmit, i cili do të ketë për qëllim bashkimin e një pjese të mundësive financiare të fondeve publike të rajonit të Ballkanit perendimor me qëllim mbështjetjen e bashkëprodhimeve dhe shpërndarjes kinematografike në rajon dhe më gjerë.

Leave a Reply