Forumi Adriatik i Zhvillimit Kinematografik

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datën 15 Shtator 2016, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Media Desk Albania, morën pjesë në “Forumi Adriatik i zhvillimit Kinematogrik” të mbajtur nga Apulia Film Commission dhe Presidenca e Rajonit të Pulias, gjatë ditëve të festivalit “Ottranto Film Fund Festival – Cinema e Autori 2016”.

Në takim morën pjesë, përfaqësues nga sektori i industrisë krijuese dhe Qendrave Kombëtare të Kinematografisë të Shqipërisë, Rajonit të Pulias, Malit të Zi, Greqisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Serbisë, të cilat diskutuan për gjendjen aktuale të kinematografisë në rajonin e Adriatikut dhe Jonit, si dhe përcaktuan linjat e bashkëpunimit për të ardhmen në kuadër të mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet Fondeve IPA “Instrumentit të para aderimit”për vendet kandidate dhe potencialisht kandidade.

Takimi u drejtua nga zyrtarë të lartë të Presidencës së Rajonit të Pulias si dhe nga drejtori i Apulia Film Commission Maurizio Sciarra.

Gjatë këtij takimi, Z. Ilir Butka, drejtor i QKK, theksoi nevojat e sektorit kinematografik në Shqipëri duke parashtruar gjendjen aktuale dhe çështjet më prioritare që kanë nevojë për ndërhyrje në Shqipëri, ndërkaq, Z. Arben Papadhopulli, Drejtues i Media Desk Albania, theksoi nevojën e koordinimit dhe bashkëpunimit në rajonin e Adratikut dhe Jonit, midis aktorëve kryesorë të industrisë krijuese me qëllim forcimin e urave të bashkëpunimit në thirjet e ardhshme për propozime të programit Evropa Krijuese por edhe krijimin e sinergjive me programet e tjera të BE –së që mbështesin direkt ose indirekt industrinë krijuese në këtë rajon.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtuesi i Media Desk për Rajonin e Pulias Z. Andrea Caluccio si dhe Drejtuesi i Media Desk për Greqine Znj Elektra Vanaki.

Takimi u finalzua me ndërtimin e një propozimi konkret të përbashkët midis vendeve pjesmarëse në kuadër të thirjes së radhës së programit IPA CBC II 2017.

Leave a Reply