Media & Culture Desks Albania organizojnë një takim fundiviti.

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Ministria e Kulturës të cilat administrojnë respektivisht : Media & Culture Desk në Shqipëri për Programin e Bashkimit Evropian “Evropa Krijuese”, organizuan në datën 24 Dhjetor 2015, në Ministrinë e Kulturës, një takim të përbashkët me përfaqesues të sektorit kulturor dhe atij të industisë krijuese në Shqipëri, me rastin e festave të fundvitit.

Takimi, përcolli tek të ftuarit, mirënjohjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Ministrisë së Kulturës, për përpjekjet e vazhdueshme të artistëve dhe kineastëve shqiptarë
në përmirësimin e praktikave kulturore dhe produktit kreativ në Shqipëri edhe nëpërmjet mundësive dhe aplkimeve të tyre në programet Media dhe Kultura të Evropës Krijuese.

Në takim morën pjesë një numër i madh organizatash kulturore nga sektori i pavarur kulturor si dhe përfaqesues të ndryshëm të sektorit të industrisë krijuese në Shqipëri.

Të pranishmit u pritën me një fjalë përshëndetëse nga

– Z.Zef Cuni, Zv Ministër i Kulturës
– Z. Ilir Butka, Kryetar i QKK
– Z.Arben Papadhopulli. Drejtues i Media Desk Albania
– Znj. Blerta Selnica. Drejtuese e Culture Desk Albania

Më pas takimi vazhdoi në formën e një networku midis të pranishmëve.

Leave a Reply