Media Desk Albania e ftuar në një sesion bashkëpunimi nga Media Desk Italia. QKK prezanton Projektin : Fondi Ballkanik i Filmit

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datat 10 dhe 11 Dhjetor, u zhvilla në Romë, nga Media & Culture Desk Italia dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Italisë, takimi i fundit për vitin 2015 për këto zyra, në lidhje me informimin e publikut për thirrjet për propozime në kuadër të programeve Media dhe Kulturë të Evropës Krijuese.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga sektori kulturor dhe ai i industrisë krijuese italiane si dhe një numër përfaqësuesish nga institucione ndërkombëtare artistike dhe të industrisë krijuese nga Shqipëria, Turqia, Malta, Sllovenia, Spanja etj…

Përgjatë dy ditëve, relatorë të ndryshëm folën mbi çështjet e mëposhtëme :
• Prioritetet e reja në lidhje me thirjen për propozime “Projektet e bashkëpunimit kulturor evropian” të programit Kultura të Evropës Krijuese.
• Thirjet për propozime të programit Media të Evropës Krijuese me afat aplikimi në muajt Janar – Shkurt 2016.
• Praktikat më të mira të sektorit kulturor dhe atij audiovizual Italian përgjatë vitit 2016 në lidhje me financimet e marra nga Evropa Krijuese.
• Ngritja e bashkëpunimeve në rajonin e Mesdheut në thirjet e ardhshme për propozime të Evropës Krijuese në të dy programet e saj : Kultura dhe Media.
• Bashkëpunimi midis vendeve të rajonit të Mesdheut në kuadër të thirjes së ardhëshme për propozime përgjatë vitit 2016 të Evropës Krijuese, në lidhje me integrimin e emigrantëve Sirianë që kanë mbërritur së fundëmi në Evropë.
Në këtë takim ishin të ftuar nga Shqipëria Z. Ilir Butka, Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Z. Arben Papadhopulli, Drejtor i Media Desk Albania.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Z. Butka, bëri një prezantim të gjendjes së kinematografisë dhe sektorit të industrisë krijuese në Shqipëri duke vënë theksin tek mundësitë e shkëlqyera që ofron realiteti Shqiptar në fushën e bashkëprodhimeve kinematografike me sektorin Italian dhe atë Mesdhetar.

Më tej, Z. Butka prezantoi projektin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për realizimin e Fondit Ballkanik të Kinemasë ; një iniciative e cila ka për qëllim ngritjen e një mundësie konkrete financimi për bashkëprodhimet kinematografike në rajonin e Ballkanit, me pjesmarrjen e të gjitha vendeve Ballkanike si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Italiane.

Ky projekt u prit me shumë interes nga përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të industrisë krijuese në rajonin e Mesdheut që ishin prezent në këtë konferencë. Fjala e Z. Butka u shoqërua me një sesion të gjerë pyetje – përgjigje në lidhje me, jo vetëm zhvillimet më të fundit të industrisë krijuesë në Shqipëri, por edhe me mundësitë e bashkëpunimit me sektorin audiovizual në vendin tonë.

Më tej, Z. Papadhopulli, Drejtor i Media Desk Albania, bëri një prezantim të mënyrës së funksionimit të Media Desk Albania si dhe mundësive që ekzistojnë për të ngritur partneritete në kuadër të thirjeve për propozime në programin Media të Evropës Krijuese midis aplikantëve nga rajoni i Mesdheut me aplikantë Shqiptarë.

Takimi u transmetua drejt për së drejti në një pjesë të madhe të kanaleve online të institucioneve kulturore publike dhe atyre të industrisë krijuese në Itali.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë takim ju lutem vizitoni faqen e mëposhtme :

http://cedesk.beniculturali.it/eventi.aspx?europa-creativa-e-la-cooperazione

Leave a Reply