Media Desk Albania, mbështet prezencën e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në “European Film Market 2016”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datat 10 – 19 Shkurt 2016, u mbajt në Berlin. Gjermani, Tregu Evropian i Filmit – “European Film Market 2016” në kuadër të edicionit të 66-të të Festvalit Ndërkombëtar të Filmit “Berlinale”.

Në këtë ngjarje, mori pjesë edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e mbështetur pjesërisht me materiale promocionale edhe nga Media Desk Albania.

Gjatë gjithë ditëve të “European Film Market 2016”, Media Desk Albania, asistoi QKK në realizimin e disa takimeve të suksesëshme me operatorë ndërkombëtare në fushën e :
– Bashkëprodhimeve filmike
– Distribucionit të Filmit
– Festivale të ndryshme ndërkombëtare
– Programe të ndryshme trajnimi të ofruara nga ente evropiane publike dhe private të financuara nga programi Media i Evropës Krijuese.

Në kuadër të këtij eventi, Media Desk Albania mori pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të themelimit të Programit Media të Bashkimit Evropian, duke ndarë me pjesmarrësit të gjitha potencialet e sektorit kinematografik dhe atij të industrisë krijuese në Shqipëri, me qëllim ngritjen e partneriteteve me sektorin homolog Evropian në thirjet e ardhshme për propozime të programit Media të Evropës Krijuese.

Leave a Reply