Media Desk Albania, mbështet prezencën e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në “European Film Market 2017”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datat 10 – 19 Shkurt 2017, u mbajt në Berlin. Gjermani, Tregu Evropian i Filmit – “European Film Market 2017” në kuadër të edicionit të 67-të të Festvalit Ndërkombëtar të Filmit “Berlinale”.

Në këtë ngjarje, mori pjesë edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e mbështetur pjesërisht me materiale promocionale edhe nga Media Desk Albania.

Gjatë gjithë ditëve të “European Film Market 2017”, Media Desk Albania, asistoi QKK, në realizimin e disa takimeve të suksesëshme me operatorë ndërkombëtare në fushën e :

– Bashkëprodhimeve filmike
– Distribucionit të Filmit
– Programe të ndryshme trajnimi të ofruara nga ente evropiane publike dhe private të financuara nga programi Media i Evropës Krijuese.

Leave a Reply