Media Desk Albania, merr pjesë në takimin e informal të Creative Europe Desks të programit Evropa Krijuese si dhe European Film Forum.

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datën 10 Shkurt 2017, u mbajt në Berlin. Gjermani, një takim informal i Drejtuesve të Zyrave të Programit Media të Evropës Krijuese “ Creative Europe Desks”.

Nga pala shqiptare në këtë takim mori pjesë drejtuesi i Media Desk Albania, Z. Arben Papadhopulli
Në takim morën pjesë edhe drejtues të programit Media të Evropës Krijuese nga Agjencia EACEA e Komisionit Evropian e cila administron këtë program, si dhe përfaqësues nga DG Connect dhe DG Culture and Education të Komisionit Evropian.

Takimi pati në qendër të vëmendjes shqyrtimin e planit të punës të programit Media të Evropës Krijuese për vitin
2017 dhe në vijim si dhe çështje që lidhen me vizibilitetin e programit dhe strategjinë e këtij programi përtej 2020.

Takimi i zyrave të nën programit Media të Evropës Krijuese, mbahet dy herë në vit dhe ai shqyrton problematika të ndryshme të thirjeve për propozime të cilat janë objekt i punës së këtyre zyrave në ndihmë të aplikantëve nga e gjithe Evropa të cilët dëshërojnë të paraqesin projekt – propozimet e tyre në thirjet e këtij programi.

Ky takim i konsideruar si jo formal, ishte një mundësi e mire për të diskutuar edhe takimin e radhës zyrtar të këtyre zyrave.
Në vijim të këtij takimi në datën 13 Shkurt 2017, Media Desk Albania mori pjesë në “European Film Forum” që organizohet në mënyrë të përvitëshme nga Komisioni Evropian përgjatë zhvillimit të European Film Market.

Leave a Reply