Media Desk Albania, merr pjesë në takimin e përvitshëm të Creative Europe Desks të programit Evropa Krijuese

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datën 10 Shkurt 2016, u mbajt në Berlin. Gjermani, takimi i radhës i Drejtuesve të Zyrave të Programit Media të Evropës Krijuese “ Creative Europe Desks”. Nga pala shqiptare në këtë takim mori pjesë drejtuesi i Media Desk Albania, Z. Arben Papadhopulli

Në takim morën pjesë edhe drejtues të programit Media të Evropës Krijuese nga Agjencia EACEA e Komisionit Evropian e cila administron këtë program,, si dhe përfaqësues nga DG Connect dhe DG Culture and Education të Komisionit Evropian.

Takimi pati në qendër të vëmendjes shqyrtimin e planit të punës të programit Media të Evropës Krijuese për vitin 2016, si dhe çështje të ndryshme të programit që lidhen me performancën dhe punën e zyrava të programit Media të Evropës Krijuese në të gjitha vendet që marin pjesë në këtë program.

Takimi i zyrave të nën programit Media të Evropës Krijuese, mbahet dy herë në vit dhe ai shqyrton problematika të ndryshme të thirjeve për propozime të cilat janë objekt i punës së këtyre zyrave në ndihmë të aplikantëve nga e gjithe Evropa të cilët dëshërojnë të paraqesin projekt – propozimet e tyre në thirjet e këtij programi.

Leave a Reply