Media Desk Albania merr pjesë në takimin rajonal të Media Desk Italia.

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datën 7 Korrik 2015, Media Desk Italia, Zyra e Barit, mbajti një takim informues me përfaqësues të industrisë krijuese të rajonit të Pulias në Itali, me rastin e një vjetorit të themelimit të saj.

Në takim morën pjesë :
• Enrico Bufalini – Menaxher projekti. Creative Europe Media Desk Italia. Instituti Luce / Cinecittà
• Chiara Fortuna – Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Kinematografisë në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Italisë.
• Maurizio Sciarra – President i Apulia Film Commission
• Arben Papadhopulli – Drejtor i Media Desk Albania
• Andrea Coluccia – Drejtor. Creative Europe Desk Media – Zyra e Barit.

Takimi u zhvillua për një audience të gjerë të sektorit të industrisë krijuese në rajonin e Pulias në Itali.

Gjatë pjesës së parë të ditës, takimi solli në vëmendje të audiencës thirjet për propozime të shpallura nga programi Media i Evropës Krijuese, si dhe prezantime të ndryshme në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar.

Gjatë këtij sesioni Z. Arben Papadhopulli, Drejtor i Media Desk Albania, bëri një prezantim të shkurtër të sektorit të industrisë krijuese në Shqipëri, si dhe ftoi sektorin krijues të rajonit të Pulias të shtrijë bashkëpunimin e tij me homologët Shqiptarë, në proçesin e ndërtimit të projekteve të përbashkëta në programin Media të Evropës Krijuese.

Gjatë pjesës së dytë, takimi u moderua nga ekspertë të ndryshëm të sektorit të Video Game, në kuadër të thirjes së radhës të shpallur nga programi Media i Evropës Krijuese : “Support to Video games”

Takimi u pasqyrua gjerësisht nga Media lokale. Në faqet e mëposhtëme gjeni një informacion më të gjerë rreth këtij takimi.

https://www.youtube.com/watch?v=8mFC0mGDTpA
http://www.apuliafilmcommission.it/news/il-creative-europe-desk-media-di-bari-compie-un-anno
http://www.barinews24.it/4357/

Leave a Reply