Media Desk Albania – një prezencë e suksesëshme në Panairin “Klik Expo Klik” Nëntor 2015

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datat 21 – 25 Nëntor 2015, Media Desk Albania hapi një stendë informimi për publikun në Panairin “Klik Ekspo Klik 2015” që organizohet në mënyrë të përvitëshme në Tiranë.

Stenda për Media Desk Albania u mundësua nga Qendra Kombëtare e Kinematogrfisë si dhe Ministria e Kulturës.

Gjatë të gjitha ditëve të Panairit, Media Desk Albania pati një numër të lartë vizitorësh të interesuar rreth programit Media të Evropës Krijuese.

Secilit vizitor iu ofrua broshura zyrtare e programit Evropa Krijuese e përkthyer në gjuhën shqipe, si dhe iu dha në mënyrë të personalizuar një përshkrim i detajuar i të gjithë programit Media, dhe thirjeve për propozime të tij.

Gjatë prezencës në Panair, Media Desk Albania organizoi një anketim duke mbledhur rreth 200 pyetësorë nga vizitorë të ndryshëm në stendën e saj në lidhje me :

– Njohuritë e tyre rreth programit Media të Evropës Krijuese
– Njohuritë e tyre rreth punës / aktivitetit të Media Desk Albania
– Sugjerime në lidhje me funksionimin e Media Desk Albania
– Dhënia e kontakteve me qëllim marrjen e njoftimeve të personalizuara ( e mail informues apo buletinin informativ) nga Media Desk Albania, rreth programit Media të Evropës Krijuese si dhe thirjeve të ndryshme për propozime.

Nga anketimi i bërë rezultoi se :

– 40 % e të anketuarve ishin profesionistë të sektorit të kulturës dhe 60 % e tyre përfaqësues të industrisë krijuese.
– 90 % e të intervistuarve kanë një njohuri të përgjithëshme në lidhje me programin Evropa Krijuese
– 60 % e tyre njohin faktin që programi Media dhe programi Kultura janë dy komponentë të ndarë brenda programit Evropa Krijuese.
– 60 % e tyre njohin ekzistencën e Media Desk Albania si dhe punën e saj.
– 100 % e tyre dhanë informacione në lidhje me kontaktet e tyre në mënyrë që të marrin informacione të personalizuara nga Media Desk Albania.

Shënim :

Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant Shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt – propozime në thirjet e programit Media të Evropës krijuese.
Për më shumë informacion kontaktoni në :

Media Desk Albania
Qendra Kombëtare e Kinematografsë.
Rr.Aleksandër Moisi. Nr 77.
Tiranë “ish Kinostudio”

Leave a Reply