Memorandumi i Bashkëpunimit të Industrisë Krijuese në Ballkan

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Qendrat Kombëtare të Kinematografisë si dhe zyrat Media Desks të : Serbi, Greqi, Mali i Zi, FYROM – Maqedoni, Bullgari, Rumani dhe Qipro, u takuan në Selanik në datën 8 Nëntor 2016, gjatë takimit të radhës së CEE Cinema Network dhe eventit “Thesaloniki AGORA Film Festival 2016”.

Takimi u organizua nga Media Desk Greece. Ai pati në qendër të vëmendjes bashkëpunimin e sektorit të indrustrisë krijuese në Ballkan, duke marë shkas nga mundësitë e ndryshme që ofron programi Evropa Krijuese për të gjitha entitetet juridike në fushën audiovizuale që përfitojnë nga ky program.

Gjatë takimit, përfaqësues të Media Desks të vendeve që ishin të pranishëm në këtë takim, bënë një ekspoze të detajuar për Qendrat respektive kinematografike dhe CEE Cinema Network , të të gjitha mundësive konkrete që ofron programi Evropa Krijuese, sidomos në fushën e bashkëprodhimeve.

Thirja për propozime e programit Evropa Krijuese “Support to Co-production fund – Mbështetje për Fondet e Bashkëprodhimeve”ishte në qendër të vëmendjes së këtij takimi, duke qenë se ajo mbetet një prej mundësive konkrete për thellimin e nismës “CEE Cinema Network”, në të cilën marin pjesë të gjitha vendet pjesmarrëse në këtë takim.

Në fund të takimit, vendet pjesmarëse në “CEE Cinema Network”, arritën në përfundimin e thellimit të marëveshjes ekzistuese e cila përqëndrohet vetëm tek bashkëpunimi që parashikon bashkëfinancim vetëm për zhvillimin e filmit për projektet e paraqitura.

Marrëveshja e radhës që pritet të firmoset do të parashikojë edhe financimin e bashkëprodhimit. Gjatë vitit 2017, falë këtij takimi, pritet ngritja konkrete e kësaj marëveshjeje të arritur.

Leave a Reply