Qytetet Ballkanike të Kinemasë

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datën 17 Dhjetor 2015, në Bitola, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, u mbajt një takim i përbashkët midis tre vendeve : Shqipëri – Maqedoni dhe Bullgari, me qëllim zyrtarizimin e nismës “Qytetet Ballkanike të Kinemasë”.

Ky takim, vjen pas takimit të pare të mbajtur në Tiranë, në muajin Tetor 2015, me përfaqësues të QKK Shqipëri, Media Desk Albania, Media Desk Bulgaria, Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Bullgari dhe Drejtorit të Manaki Brothers Film Festival në Bitola, Z. Dimitar Nikolov, për ngritjen e Fondit “Qytetet Ballkanike të Kinemasë”, nismë kjo e ideuar nga Z. Ilir Butka, Kryetar i QKK dhe Z. Arben Papadhopulli, Drejtor i Media Desk Albania.

Në këtë takim të dytë morën pjesë :
– Drejtori dhe përfaqësuesi i Manaki Brothers Film Festival në Bitola Z. Dimitar Nikolov.
– Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë përfaqësuar nga Z. Ilir Butka.
– Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Bullgarisë si dhe Media Desk Bulgaria të përfaqësuar nga Z. Kamen Ballkanski.
– Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Maqedonisë përfaqësuar nga Znj. Suzana Milcevski.
– Media Desk Albania përfaqësuar nga Z. Arben Papadhopulli.
– Si dhe një numër përfaqësuesish të sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së filmit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bullgaria.

Takimi u orgnizua me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Bitolës Z. Vladimir Taleski.

Qytetet Ballkanike të Kinemasë, është një nismë e cila synon të ndërtojë një urë bashkëpunimi rajonale ndërmjet qyteteve ballkanike në mbështetje të bashkëprodhimit kinematorgafik dhe shpërndarjes se filmit në rajonin e Ballkanit. Nisma është përqafuar deri më tani nga qytet : Bitola, Korçë, Blagoevgrad, Tiranë, Plovdiv, Sofia, Follorinë, dhe pritet që të tjera qytete Ballkanike t`i shtohen asaj në të ardhem.

Ky takim pati në qendër të vemendjes, zyrtarizimin e mundësisë për të krijuar një platformë të përbashkët me qëllim mbështetjen e prodhimit kinematografik dhe shprndarjen e filmit në rajonin e Ballkanit si dhe inkurajimin e zhvillimeve ekonomike nëpërmjet nismave kulturore dhe industries krijuese në këtë rajon.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e institucioneve të lartëpërmendura, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, më qëllim angazhimin e tyre institucional në krijimin dhe vazhdimësinë e kësaj nisme.

Leave a Reply