Sesion informimi : Çfarë është programi Evropa Krijuese

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyrat e Evropës Krijuese e nën programit Kultura dhe Media “Culture & Media Desk Albania”, në Shqipëri, mbajtën sot në qytetin e Sarandës një sesion informimi duke informuar sektorin e artit, kulturës dhe industrisë krijuese në rajonet jug lindore të vendit mbi programin Evropa Krijuese 2014 – 2020.

Ky takim u mbajt në kuadër të “Dea International Film Festival 2016” duke përfituar nga prezenca e një numri të lartë pjesmarrësish që frekuantuan këtë event nga sektorët e artit, kulturës dhe industrisë krijuese të këtij rajoni të Shqipërisë.
Takimi u drejtua Z.Arben Papadhopulli drejtues i Media Desk Albania.

Gjatë këtij sesioni informimi u shpjegua për audiencën në mënyrë të detajuar një panoramë e përgjithëshme e programit Evropa Krijuese, si dhe të thirjeve të saj për propozime në të dy nën programet Kultura dhe Media.

Më tej ekspertët e zyrave Culture & Media Desk Albania dhanë detaje teknike të mënyrës së aplikimit në këto thirje për propozime, duke marrë në shqyrtim jo vetëm udhëzimet e secilës thirje, por duke orientuar aplikantët potencialë shqiptarë në të gjithë detajet e aplikimit : regjistrimin në Participant Portal, zbërthimin e Formave të Alikimit, plotësimin e anekseve të nevojëshme, si dhe detaje teknike të metodologjisë së aplikimit.

Më pas ekspertët e Culture & Media Desk Albania, iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me paqartësitë e tyre mbi programin Evropa Krijuese dhe thirjeve të saj.

Leave a Reply