Sesion Informimi : Çfarë është programi Media i Evropës Krijuese 2014 – 2020

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Creative Europe Media Desk Albania, në bashkëpunim me Balkan Film & Food Festival, organizuan në datën 19 Shtator 2015 në Pogradec një sesion informimi për të gjithë pjesmarrësit në këtë Festival, në lidhje me mundësitë që sjell programi Media i Evropës Krijuese të Bashkimit Evropian për të gjithë sektorin audiovizual dhe atë kinematografik në Shqipëri, në rajonin e Ballkanit dhe mbarë Evropën.

Në takim marën pjesë rreth 70 profesionistë të sektorit kinematografik Shqiptar dhe të huaj të ftuar në këtë festival.
Sesioni i informimit u drejtua nga Z. Arben Papadhopulli, Drejtori i Creative Europe Media Desk Albania, i cili dha një panoramë të detajuar mbi programin Media të Evropës Kriujese si dhe rrolin që ka Zyra e Media Desk Albania në këtë program.

Shënim :

Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt propozime në thirjet e programit Media të Evropës krijuese.
Për më shumë informacion kontaktoni në

Media Desk Albania
Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Rr.Aleksandër Moisi. Nr 77.
Tiranë “ish Kinostudio”,

Ju mund të vini gjithashtu personalisht në zyrat e Media Desk Albania (nga e hëna në të premte ora 9 : 00 – 17 : 00), ku ekipi i saj do të jetë në dispozicionin tuaj për t`Ju ofruar të gjithë asistencën e nevojëshme falas dhe pa pagesë për hartimin e dosjes suaj të aplikimit si dhe për procedurat e regjistrimit në portalin “Participant Portal” të Evropës Krijuese.

Leave a Reply