Sesion informimi : Thirrja për propozime “Distribution Online” – “Shpërndarja online e produkteve audiovizive evropiane”.

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datën 30 Korrik 2015, Media Desk Albania, zhvilloi një sesion informimi për thirjen për propozime të programit Media të Evropës Krijuese “Online Distribution” – “Shpërndarja online e produkteve audiovizive evropiane”.

Sesioni i informimit u mbajt në ambjentet e Ministrisë së Kulturës, në sallën Tefta Tashko.

Në takim morën pjesë rreth 60 përfaqësues të sëktorit audioviziv dhe atij kinematografik në Shqipëri : distributorë, televizione, platforma dixhitale, kinema e rrjete kinemash, shoqata apo shtëpi filmike që operojnë në fushën e shpërndarjes së filmit

Takimi u hap nga Z. Ilir Butka i cili njoftoi edhe një herë të pranishmit për pjesmarien e Shqipërisë me të drejta të plota në programin Media të Evropës Krijuese. Ai theksoi faktin se sesionet e informimit që do të organizohen në të ardhmen, janë pjesë e punës së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, për t`i ardhur në ndihmë sektorit audiovizual në Shqipëri, duke krijuar tashmë edhe një zyrë ndihmëse për nën programin Media e cila do të funksionojë në ambjentet e QKK.

Më pas Drejtori i Zyrës së Media Desk Albania, njëkohësisht edhe ekspert i programit Evropa Krijuese, Z. Arben Papadhopulli. bëri një prezantim të detajuar të mënyrës se si funksion Media Desk Albania. Më tej, ai u ndal në një prezantim të plotë të thirjes për propozime “Shpërndarja Online e Filmit Evropian” – “Online distribution”, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të gjitha detajeve teknike të kësaj thirje si dhe mënyrës së ndërtimit të dosjes së aplikimit.

Shënim :

Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt propozime në thirjet e programit Media të Evropës krijuese.

Leave a Reply