Sesion informimi : Thirrja për propozime – “Projektet e Bashkëpunimit”. programi Kultura i Evropës Krijuese dhe Prezantim i programit Media të Evropës Krijuese.

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Në datën 16 Shtator, 2015, Media Desk Albania, në bashkëpunim me Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian në qytetin e Vlorës mbajti në këtë qytet, një sesion informimi në kuadër të thirjes më të fundit për propozime të Programit Evropa Krijuese të Bashkimit Evropian në fushën e Kulturës “ Mbështetje për projektet e bashkëpunimit evropian midis dy apo më shumë vendeve që marrin pjesë në këtë program” si dhe ofroi një informacion të gjerë për programin Media të Evropës Krijuese.

Në takim marën pjesë rreth 30 organizata nga sektori i kulturës dhe atij audiovizual në qytetin e Vlorës.

Sesioni i informimit u drejtua nga Z. Arben Papadhopulli, Drejtori i Media Desk Albania, i cili dha një panoramë të detajuar të kësaj thirje për propozime si dhe shpjegoi të gjithë dokumentacionin që nevojitet në proçesin e aplikimit.

Më tej Z. Papadhopulli, bëri një shpjegim të gjerë të programit Media të Evropës Krijuese, duke iu ofruar të pranishmëve të gjithë informacionin e duhur në lidhje me mundësitë që ofron ky program si dhe sqaroi detajet e secilës thirje për propozime.

Shënim :

Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt propozime në thirjet e programit Media të Evropës krijuese.

Leave a Reply