Sesion informimi : Thirrja për propozime : Zhvillimi i Projekteve individuale – “Development of Single Projects”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Media Desk Albania, mbajti sot në ambjentet e Kryeministrisë “ Qendra për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrit” një sesion informimi për thirjen për propozime të shpallur nga nën Programi Media i Evropës Krijuese : “ Zhvillimi i Projekteve individuale – Development of Single Projects”.

Në takim morën pjesë 30 përfaqësues të sektorit kinematografik dhe atij audiovizual në Shqipëri të interesuar për të zhvilluar projektet e tyre nëpërmjet kësaj thirje për propozime.

Takimi u hap nga Z. Ilir Butka, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë i cili uroi mirësardhjen pjesmarësve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij takimi, me perspektivën e nxitjes së aplikantëve Shqiptarë në këtë thirje për propozime. Ai u shpreh se : “Pjesmaria e Shqipërisë në programin Media të Evropës Krijuese, është një shprehje e qartë e vullnetit të Qeverisë Shqiptare, për të marrë pjesë në programin më të madh të BE – së, për zhvillimin e kinemasë dhe produkteve audiovizuale, duke mbështetur plotësisht zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri”.

Më pas, Z. Arben Papadhopulli, Drejtor i Media Desk Albania, dhe njëkohësisht ekspert i programit Evropa Kriujese, bëri një prezantim të detajuar të kësaj thirje për propozime si dhe të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për aplikim.

Shënim :

Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt propozime në thirjet e programit Media të Evropës krijuese.
Për më shumë informacion kontaktoni në :

Media Desk Albania
Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Rr.Aleksandër Moisi. Nr 77.
Tiranë “ish Kinostudio”,

Ju mund të vini gjithashtu personalisht në zyrat e Media Desk Albania (nga e hëna në të premte ora 9 : 00 – 17 : 00), ku ekipi i saj do të jetë në dispozicionin tuaj për t`Ju ofruar të gjithë asistencën e nevojëshme falas dhe pa pagesë për hartimin e dosjes suaj të aplikimit si dhe për procedurat e regjistrimit në portalin “Participant Portal” të Evropës Krijuese.

Shënim :

Media Desk Albania, gjen rastin të falenderojë Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë për ndihmesën e saj në realizimin e këtij sesioni informimi.

Leave a Reply