Sesion informimi : Thirrjet për propozime : Projekte shumë sektoriale në mbështetje të integrimit të refugjatëve Sirianë të luftës. Zhvillimi i Filmit. Festivalet e Filmit. Trajnime për sektorin audiovizual

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyra e Medias e Evropës Krijuese në Shqipëri “Media Desk Albania”, e cila admnistrohet nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, në bashkëpunim me Projektin e Asistencës Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri, mbajti sot një sesion informimi për thirjet e mësipërme për propozime të shpallura nga Programi Media i Evropës Krijuese.

Në takim morën pjesë rreth 45 përfaqësues të sektorit të industrisë krijuese dhe organizatave kulturore në Tiranë, të interesuar për të zhvilluar projektet e tyre nëpërmjet këtyre thirjeve për propozime.

Gjatë këtij sesioni informimi, ekspertë të programit Evropa Krijuese, dhanë për audiencën detaje teknike të mënyrës së aplikimit në këto thirje për propozime, duke marrë në shqyrtim jo vetëm udhëzimet e aplikimit, por edhe duke orientuar aplikantët e ardhshëm në të gjithë detajet e aplikimit : regjistrimin në Participant Portal, zbërthimin e Formës së Alikimit, plotësimi i anekseve të nevojëshme, si dhe detaje teknike të metodologjisë së aplikimit.

Më pas ekspertët e projektit iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me paqartësitë e tyre në proçesin e ndërtimit të projekteve të tyre.

Shënim : Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt propozime në thirjet e programit Media të Evropës Krijuese.

Për më shumë informacion kontaktoni në :

Media Desk Albania
Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Rr.Aleksandër Moisi. Nr 77. Tiranë. AL
Tiranë “ish Kinostudio”

Ju mund të vini gjithashtu personalisht në zyrat e Media Desk Albania (nga e hëna në të premte ora 9 : 00 – 17 : 00), ku ekipi i saj do të jetë në dispozicionin tuaj për t`Ju ofruar të gjithë asistencën e nevojëshme falas dhe pa pagesë për rishikimin e dosjes suaj të aplikimit si dhe për procedurat e regjistrimit në portalin “Participant Portal” të Evropës Krijuese.

Leave a Reply