Sesion informimi : Thirrja për propozime “Mbështetje për Festivalet e Filmave”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Media Desk Albania, mbajti në datën 27 Tetor 2015 në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë një sesion informimi për thirjen për propozime të shpallur nga Programi Media i Evropës Krijuese: “ Mbështetje për Festivalet e Filmit”.

Në takim morën pjesë pothuajse të gjithë përfaqësuesit e Festivaleve Kombëtare të Filmave në Shqipëri, të cilët janë të interesuar të zhvillojnë projektet e tyre nën këtë thirje për propozime.

Takimi u drejtua nga Z. Arben Papadhopulli, Drejtor i Media Desk Albania i cili bëri një prezantim të detajuar të thirjes për propozime dhe procedurave të aplikimit.

Më pas ai iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me të gjitha paqartësitë e hasura në shqyrtimin e udhëzimit për këtë thirje si dhe mundësisë për gjetjen e partneriteteve në nivel rajonal dhe evropian për të aplikuar në këtë thirje.

Shënim :

Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant Shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt – propozime në thirjet e programit Media të Evropës krijuese.

Për më shumë informacion kontaktoni në :

Media Desk Albania
Qendra Kombëtare e Kinematografsë.
Rr.Aleksandër Moisi. Nr 77.
Tiranë “ish Kinostudio”,

Leave a Reply