Sesion informimi : Thirrja për propozime “Mbështetje për Festivalet e Filmave”

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyra e Evropës Krijuese e nën programit Media “Media Desk Albania”, mbajti sot një sesion informimi për thirjen për propozime të shpallur nga Programi Media i Evropës Krijuese : “Mbështetje për Festivalet e Filmave”.

Në takim morën pjesë rreth 17 përfaqësues të sektorit të industrisë krijuese në Shqipëri : shtëpi filmike, producentë dhe distributorë, organizatorë dhe drejtorë të festivaleve të ndryshme të filmit në Shqipëri, të interesuar për të zhvilluar projektet e tyre nëpërmjet kësaj thirje për propozime.

Gjatë këtij sesioni informimi, drejtuesi i Media Desk Albania Z. Arben Papadhopulli, shpjegoi për audiencën detaje teknike të mënyrës së aplikimit në këtë thirje për propozime, duke marë në shqyrtim jo vetëm udhëzimet e aplikimit, por duke orientuar aplikantët potencialë shqiptarë në të gjithë detajet e aplikimit : regjistrimin në Participant Portal, zbërthimin e Formës së Alikimit, plotësimin e anekseve të nevojëshme, si dhe detaje teknike të metodologjisë së aplikimit.

Më pas ekspertët e Media Desk Albania, iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me paqartësitë e tyre në procesin e ndërtimit të projekteve të tyre.

Shënim : Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt propozime në thirjet e programit Media të Evropës Krijuese.

Për më shumë informacion kontaktoni në :

Media Desk Albania
Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Rr.Aleksandër Moisi. Nr 77. Tiranë. AL
Tiranë “ish Kinostudio”

Ju mund të vini gjithashtu personalisht në zyrat e Media Desk Albania (nga e hëna në të premte ora 9 : 00 – 17 : 00), ku ekipi i saj do të jetë në dispozicionin tuaj për t`Ju ofruar të gjithë asistencën e nevojëshme falas dhe pa pagesë për rishikimin e dosjes suaj të aplikimit si dhe për procedurat e regjistrimit në portalin “Participant Portal” të Evropës Krijuese.

Leave a Reply