Sesion informimi : Thirrja për propozime “Mbështetje për Projekte Multi – sektoriale

March 2, 2017 / BY / IN Aktivitete

Zyrat e Evropës Krijuese “Culture & Media Desk Albania”, mbajtën sot një sesion informimi për thirjen e sapo publikuar nga programi Evropa Krijuese “Multisectorial Call” – “Mbështetje për Projekte Multi – sektoriale”, në ndihmë të refugjatëve Sirianë të luftës. (Thirje shumë – disiplonore në këtë rast i referohet projekteve të cilët përfshijnë aktivitete të ndryshme nga sektorë të ndryshëm të artit dhe kulturës por edhe industrisë krijuese si dhe disiplina të ndryshme artistike).

Në takim morën pjesë rreth 23 përfaqësues të sektorit të industrisë krijuese dhe organizatave kulturore në qytetin e Tiranës të interesuar për të zhvilluar projektet e tyre nëpërmjet kësaj thirje për propozime.

Drejtusi i Media Desk Albania Z. Arben Papadhopulli, si dhe Koordinatorja e Culture Desk Albania Znj. Edlira Bitincka, bënë një shpjegim paraprak për këtë thirje, duke theksuar faktin se kjo thirje për propozime është tejet e limituar dhe se ajo iu referohet kryesisht vendeve të prekura nga emigracioni masiv Sirian, dhe se aplikantët shqiptarë mund të aplikojnë si partnerë në projekte dhe jo si lider të një projekti.

Më tej, gjatë këtij sesioni informimi, ekspertët e programit Evropa Krijuese, dhanë për audiencën detaje teknike të mënyrës së aplikimit në këtë thirje për propozime, duke marë në shqyrtim jo vetëm udhëzimet e aplikimit, por duke orientuar aplikantët e ardhshëm në të gjitha detajet e aplikimit : regjistrimin në Participant Portal, zbërthimin e Formës së Alikimit, plotësimin e anekseve të nevojëshme, si dhe detaje teknike të metodologjisë së aplikimit.

Në fund, drejtuesi i Media Desk Albania Z. Arben Papadhopulli, iu përgjigj të gjitha pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me paqartësitë e tyre në procesin e ndërtimit të projekteve të tyre dhe kontaktimin me organizata rajonale dhe evropiane me qëllim ndërtimin e partneriteteve të duhura për këtë thirrje.

Shënim : Media Desk Albania është gjithmonë në dispozicion të secilit aplikant shqiptar që dëshëron të paraqesë projekt propozime në thirjet e programit Media të Evropës Krijuese.

Leave a Reply